Dosja e zezë19 Qershor 2022, 11:24

Djali i ministrit Çuçi, pse heshtin Rama dhe diplomatët?

Shkruar nga Pamfleti
Djali i ministrit Çuçi, pse heshtin Rama dhe diplomatët?

Djali i ministrit Çuçi, pse heshtin Rama dhe diplomatët?

Që “Peshqit” janë lart, që dihen emër për emër, nuk do fare logjikë. Edhe që një djalë ministri, merr detyra të larta shtetërore vetëm se është ai, prapë dihet, apo jo? Ajo që s’dihet, që “peshon” më rëndë se krimi është heshtja prej varri e kryeministrit dhe diplomatëve perëndimorë. Shqiptarët nuk e meritojnë kaq fyerje.

Shkruan Sokol Pepushaj

Nuk është problem se djali i një ministri përfshihet në trafik ndërkombëtar. As se një ministër merr përgjegjësitë e familjes e jep dorëheqje. Pushteti është i korruptueshëm, aq më tepër në Shqipëri, ku zor të gjesh një zyrtar të vogël që nuk është pasanik i madh. Prandaj kjo akuzë u bë virale në pak minuta, prandaj gjithkush beson se po, familjarët e qeveritarëve janë kontrabandistë, hajdutë, kriminelë, se ndryshe, si janë të tërë pasanikë?

Por problemi është edhe përtej pasurive.

Po akuzohet djali i Ministrit të Brendshëm  Blendi Çuçi, si pjesë organike e bandës së mjekëve dhe biznesmenëve kontrabandistë të ilaçeve Shqipëri-Itali.

Lajmi ka marrë dhenë. Endit Çuçi, 24 vjeç, me një detyrë shumë të lartë shtetërore, specialist në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, është  ndaluar nga shteti italian si korrier ilaçesh kontrabandë. Mbi të ka edhe akuzë  “hyrje dalje nga Malpensa e Bari në regjimin e një lockdown-i pandemik”, si pjesë e bandës ndërkombëtare të ilaçeve ilegale.

Është në fakt është një dosje e trashë, me qindra faqe dhe shumë shpejt, nuk do mundet as të fshihen të vërtetat, as të spekulohet.

Në faqen Nr. 8 të dosjes, ka akuza të rënda për familjarët e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Bledi Çuçi, shkruhet gjithandej nëpër media.

Kjo na kujton rastin e ish ministrit tjetër të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, kur vëllai i tij në Shqipëri bënte jetë luksi e me përgjegjësi shtetërore, dhe i fshihej shlyerjes së  dënimit në Itali.

Ish ministri i Brendshëm Xhafaj, Edi Rama, por edhe diplomatët perëndimorë këtu në Tiranë,  aso kohe e dinin të vërtetën, por fatkeqësisht heshtën, derisa shpërthyen “ujërat” e zeza mbi njërin nga “Peshqit” e qeverisë Rama.

Edhe në rastin konkret, ngjan e njëjta strategji.

Të vërtetën e kësaj dosjeje të trafikut të ilaçeve, ku ka biseda të përgjuara, persona të fotografuar e veprime konkrete, emra si ky i djalit të ministrit të Brendshëm Çuçi, normalisht e dinë shumë mirë të tërë, nga ministri baba, Babloku kryeministër e deri tek ambasadorët që bëjnë sikur kërkojnë “Peshq”, por ende nuk po i gjejnë.

Që “Peshqit” janë lart, që dihen emër për emër, nuk do fare logjikë. Edhe që një djalë ministri, merr detyra të larta shtetërore vetëm se është ai, prapë dihet, apo jo?

Ajo që s’dihet, që “peshon” më rëndë se krimi është heshtja prej varri e kryeministrit dhe diplomatëve perëndimorë. Shqiptarët nuk e meritojnë kaq fyerje./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #Djali i ministrit Çuçi #pse heshtin Rama dhe diplomatët?