Kronike 4 Maj 2022, 20:54

Djali ju vetëvar në komisariat, reagon i ati i 31-vjeçarit: E arrestuan për vjedhjen e një dere alumini

Shkruar nga Pamfleti
Djali ju vetëvar në komisariat, reagon i ati i 31-vjeçarit: E

Babai i të riut që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës ka reaguar për mediat.

Agim Meta tha se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini.

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion”, tha babai për “Top Channel”.

Kronike Kavajë komisariat vetëvar