Përpara disa javësh Altin Basha u përfol për një mosmarrëveshje me eprorët e televizionit ABC. Kjo solli edhe largimin e tij nga ky televizion. Nuk ka vonuar shumë dhe ish regjisori i Portokallisë të nënshkruajë sërish një kontratë me televizionin ku ngriti karrierën e tij, Top Channel.
Menjëherë pas largimit të Ben Blushit me të cilin Altin Basha kishte mosmarrëveshje të mëdha, regjizori u rikthye në Top Channel. Rikthimi i tij kësaj radhe nuk do të jetë si regjisor i Portokallisë por në një emision ku do të bashkëpunojë me aktorin Salsano Rrapi.
Një tjetër rikthim i bujshëm është edhe ai i moderatores Xhemi Shehu. Sipas burimeve të brendshme do të jetë një program satirik i cili pritet të filloj së shpejti në Top Channel. Ende nuk është përcaktuar dita por emisioni do të jetë në fashën e orarit “prime time”.
Mbetet për t’u parë nëse një program i tillë do të jetë “sfidues” për “Portokallinë” apo do të jetë një format krejtësisht tjetër. /Pamfleti
Lexo edhe:
Altin Basha në konflikt me ABC-në, aktorët e “Kosheres” dy muaj pa paga