Presidenti Meta deklaroi se djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal janë ndër aktet më skandaloze dhe të rënda.
Në një intervistë në “A TV”, Meta u shpreh se këto akte shpejtuan dhe ndihmuan në kapjen e shtetit. Sa i përket deklaratave të Bashës, Meta tha se ai ka përgjegjësi madhore të cilave nuk u shmanget dot.
“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditën themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë. Kjo është një faturë shumë e rendë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon.
Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për Trekëndeshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm per lapsuse në matematikeë, por së fundmi edhe në gjeometri. Basha ka katër pergjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. Basha më kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkendëshit të përgjegjësive të tij madhore”- tha Meta.