Sport16 Shtator 2022, 21:26

“Do doja që kjo ditë të mos vinte kurrë, gjeni dhe shembull për çdo sportist”, lamtumira e legjendës së tenisit prek yjet e sportit

Shkruar nga Pamfleti
“Do doja që kjo ditë të mos vinte kurrë, gjeni dhe

“Do doja që kjo ditë të mos vinte kurrë, gjeni dhe shembull për çdo sportist”, lamtumira e legjendës së tenisit prek yjet e sportit

Në historinë e tenisit ka gjithnjë data historike. E tillë do të jetë edhe 15 shtatori, dita kur Roxher Federer zyrtarizoi tërheqjen e tij nga sporti.

Turneu i tij i fundit do të jetë ai i Laver Cup, fundjavën e ardhshme në Londër. Ky është eventi që tenisti zviceran e ka organizuar vetë dhe ku do të japë lamtumirën e tij.

Kjo do të jetë hera e fundit që do të shohim në fushë Federer, tashmë 41-vjeç, që nuk luan prej më shumë se një viti. Ai fitoi 20 Grand Slam dhe 103 tofe në karrierën e tij. Pas anonçimit të lamtumirës, kanë ardhur edhe reagimet e para. Rafael Nadal përshëndeti rivalin historik me një mesazh tepër emocional.

“Do të dëshiroja që kjo ditë të mos vinte kurrë… është një ditë tepër e mërzitshme për mua personalisht dhe për tërë sportdashësit në botë. Ua thashë juve kur ne biseduam dhe tani po e shkruaj këtu. Ka qenë një kënaqësi, por po ashtu nder dhe privilegj që t’i ndaja këto vite me ty, ku jetuam momente të mahnitshme brenda dhe jashtë fushës”- shkruajti Nadal në rrjetet sociale.

Po ashtu, një dedikim kishte edhe nga Lionel Mesi. “Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe shembull për çdo sportist. Gjithë të mirat në etapën tënde të re, do na mungojë të të shohim në fushë duke na bërë të kënaqemi”, – shkroi Mesi.

Sport Roxher Federer tenisti zviceran