Politike28 Korrik 2022, 17:55

“Do festoj në Mirditë”/ SHBA e la jashtë ceremonisë, Berisha nis sulmet: Ata ftuan Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti
“Do festoj në Mirditë”/ SHBA e la jashtë

Shqipëria dhe SHBA kremtojnë sot 100 vjetorin e marrëdhënieve. Paradite ambasada mbajti një ceremoni ku ishin të ftuar të gjithë politikanët, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit hodhi një video me George Bush duke tentuar të tregojë se ka pasur mbështetjen e tyre, ndërsa tani pasdite nisi dhe sulmet.

Duke folur me gazetarët pas seancës së Kuvendit, Berisha tha: “Sot po nisem për në Mirditë. Do festoj 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. Unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për të ruajtur vendin e punës. Të festosh për marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njësoj si të shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë”.

Sot Kuvendi diskuton për ndryshimet në qeveri, Berisha akuzoi mazhorancën se ju hoqi të drejtën e fjalës. Ai shtoi se kryeministri Rama dhe Kryetari I Bashkisë Tiranë janë dy firmëtarët e mëdhenj të aferave të inceneratorëve.

“Edi Rama është firmëtari i famshëm që ka dhënë tenderin e Sharrës 8 pikë. Ja pse nuk lejoi diskutimin se këto do iu thoshim me dokumente shqiptarëve. Arben Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajloz të zinj janë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe Erion Veliaj. Ka firmosur duke falsifikuar dokumentin e firmosur dhe duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës”, tha Berisha.

Politike #100 vjetori i marrëdhënieve #Shqipëri-SHBA Berisha