Bota30 Dhjetor 2022, 09:21

"Do godasë objektivat kyçe të ushtrisë ruse", gjenerali amerikan tregon armën që i duhet tani Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
"Do godasë objektivat kyçe të ushtrisë ruse",

Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, gjenerali Ben Hodges, siguron se nëse Ukraina merr raketa ATACMS nga SHBA-të, do ta lejojë atë të godasë objektivat në Krime dhe pozicione të tjera kyçe të ushtrisë ruse.

Lajmi u bë i ditur nga botimi amerikan “Politico”.

Sipas artikullit, Hodges tha se raketat ATACMS janë “pikërisht ato që i duhet Ukrainës tani”.

Armët me rreze më të gjatë do të lejonin goditjen e pozicioneve kryesore ruse, si Ura e Kerçit, bazat ajrore ruse në Krime dhe linjat e komunikimit.

Referuar botimit, Zelensky e ngriti këtë çështje gjatë negociatave me Biden, por ai nuk u pajtua.

Përveç kësaj, shkruan “Politico”, udhëheqësit ushtarakë kanë folur prej disa muajsh se tanket amerikane ‘Abrams’ dhe tanket gjermane ‘Leopard’ do të kthejnë peshoren në favor të Ukrainës në disa beteja të afërta. Pritet që Ukraina të marrë armë të tilla tashmë këtë dimër.

Në veçanti, thotë artikulli, këto tanke mund të ndihmojnë Kievin të kryejë me sukses operacione sulmuese rreth Bakhmut-it dhe në jug.

Një burim i njohur me situatën i tha botimit se zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar administratës Biden të dërgojë vetëm disa tanke Abrams – tre ose katër – për të thyer rezistencën e Gjermanisë, e cila refuzon të furnizojë Ukrainën me tanket e saj Leopard si vendi i parë i NATO-s.

Kiev-i beson se edhe një numër i vogël tankesh Abrams nga SHBA-të do ta eliminojnë këtë pengesë.

Bota Ben Hodges Ukraina