Showbiz27 Shkurt 2019, 08:52

“Do kaloni mbi kufomën time”, i vendosin 40 milion lekë gjobë lokalit sepse FOLI, reagon me fjalë të ashpëra Arbër Ç

Shkruar nga Pamfleti

“Do kaloni mbi kufomën time”, i vendosin 40 milion lekë gjobë lokalit sepse FOLI, reagon me fjalë të ashpëra Arbër Çepani

Drejtoria e Tatimeve i ka vënë një gjobë prej 40 milion lekësh lokalit të aktivistit Arbër Çepanit

Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të aktivistit, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije se lufta sapo ka nisur dhe ai nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Postimi i plotë:

Këto muaj, këto javë, këto ditë…kanë qënë shumë të vështira për mua dhe familjen time! Që nga momenti që vendosa të kthehesha në Shqipëri për të investuar gjithçka kisha në vendin tim të origjinës, e kam bërë me dëshirën dhe ëndrrën për t’u rritur me vendin tim, në vendin tim. Pavarsisht vështirësive të shumta, pavarsisht brryleve, pavarsisht demoralizimeve, pasioni dhe dashuria për atë ç’ka bëj, më mbush me energjinë për të shikuar përpara! Por asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do isha penduar aq shumë që u ktheva… Asnjëherë nuk do ta kisha menduar se një ditë do më ishte neveritur vendi im…

Dhe sot e urrej veten, që këtë vend të bekuar nga Perëndia, më duhet ta shoh si mallkim, jo për faj të tij por për faj të atyre që luajnë me fatet e njerëzve! Më vjen të ulëras, për veten, për vendin tim, për ata që kam afër, se pse jemi katandisur kështu…

Nëse do gërrmonit brenda shpirtit tim do gjenit vetëm mërzi, zi, vr.asje shprese… Kam duruar shumë që të mos flas e të mos shprehem në gjaknxehtësi e sipër… Pas gati një dekade që i dedikohem me mish e me shpirt, ngritjes së një biznesi social-kulturor në mbrotje të trashëgimisë tonë materiale siç është “Komiteti”, pas gati një dekade që i paguaj shtetit shqiptar me miliona lekë taksa pa marrë asgjë në këmbim, pas gati një dekade ku me aq mundësi sa kemi patur, kemi punësuar me dhjetra të rinj që shteti nuk ishte i aftë t’u siguronte një punë, ky shtet ma shperblen në mënyrën më naziste të mundshme, duke më vendosur gjobën më të lartë që një Bar Kafe mund të ketë pësuar që nga 91′!

Duket si shaka kur e thua… mundohesh me të gjitha mënyrat të besosh se e gjithë kjo situatë është një ëndërr e keqe… Sepse vetëm në një ëndërr të keqe, një i ri që është kthyer dhe ka investuar në vendin e tij , mund të zgjohet me një gjobë 40 milionë lekë të vjetra! 40 milionë lekë të vjetra! 40 milion lekë të vjetra! Në gati një dekadë pune të përditshme asnjëherë nuk i kam parë bashkë 40 milionë lekë! Një shifër e vendosur në shkelje të çdo proçedure të mundshme ligjore! Kjo vetëm sepse “UNË FOLA”! Kjo vetëm sepse në Shqipërinë tonë nuk duhet të egzistojnë njerëz të lirë, që flasim dhe mendojnë si njerëz të lirë! Ata që janë të veshur me kostumin e pushtetit duan të shohin vetëm njerëz të nënshtruar!

Duan të shohin vetëm njerëz në kufijtë e mbijetesës! Vetëm kështu ata mund të sundojnë të qetë! 40 milionë lekë të vjetra, që unë të jem buzë gremine dhe të mos kem më as kohën dhe as terezinë për të vazhduar për të ëndërruar!! Por a e dini çfarë o zoterinj të dashur?! Deri në frymarrjen time të fundit unë do vazhdoj të ëndërroj! Deri në frymarrjen time të fundit unë do vazhdoj të luftoj! Nuk mund të shtypni ëndrrat e dikujt, as duke e kë.rcënuar me 40 milion lekë! Nëse doni të kaloni mbi ëndrrat e mia që janë ëndrrat e çdo shqiptari të lirë, duhet të kaloni mbi kufomën time, se rrugë tjetër nuk keni! Nëse mendonit se do tërhiqesha…Ok pra po jua them: “Shfaqja sapo ka nisur”! Dhe kjo nuk do jetë më lufta ime personale! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që punon me ndershmëri dhe përdh.unohet nga sistemi! Kjo do jetë lufta e cdo sipërmarrësi, që sot po mbijeton në klimën më të keqe të biznesit në Evropë! Kjo do jetë lufta e çdo shqiptari që është shtypur dhe nuk ka patur mundësinë të flasë! Kjo nuk do jetë vetëm lufta ime të jeni të sigurt! Shihemi në Gjykatë! Gjithësecili prej jush që ka ab.uzuar me ligjin do përgjigjet para ligjit! Besa besës!”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz arbër çepani gjobe lokal