Politike 2 Maj 2019, 23:00

“Do ma jepni apo të jap dorëheqjen?”, Ngjela përplaset me Nazarkon: Ramës do i thonin jepe menjeherë

Shkruar nga Pamfleti
“Do ma jepni apo të jap dorëheqjen?”, Ngjela

"Do ma jepni apo të jap dorëheqjen?", Ngjela përplaset me Nazarkon: Ramës do i thonin jepe menjeherë

Analisti Shpëtim Nazarko në emisionin “360 Gradë” u shpreh se kryeministri maqedonas Zoran Zaev është “lojtar” i zgjuar sepse kërcënoi me dorëheqje. Ngjela vijoi duke thënë se Ramës do i kishin thënë jepe nëse do ishte ë situatë të njejtë, ndërsa Nazarko thekosi se Rama dhe Zogu kanë qenë lojtarët më të mëdhenj të politikës së jashtme që ka pasur vendi.

Nazarko: Sherri më banal që bënë udhëheqësat shqiptarë dhe duhet të kenë turp që të tre, sepse zakonisht plaçkat e shtëpisë, sepse ne jemi një komb nuk dalin në pazar ishte fraza e Zaev-it, i cili tha: Do ma jepni apo të jap dorëheqjen? Dorëheqjen. Do të thotë se do vijnë rusët prap këtu, këtu i keni. Besoj se kjo ishte fraza më e fortë në të gjithë Samitin.

Ngjela: Ramës do t’i kishte thënë jepe. Jepe nesër dhe nxirr zëvendësin. Kjo nuk mund të kundërshtohet ose pranohet, kjo dëgjohet.

Nazarko: Rama sado gabime ka në gjeopolitikë, sepse nuk është fusha e vetë dhe e nagtërron shpesh kancelarinë me udhëheqjen e përkohshme të atij vendi. Për mua Rama dhe Zogu janë lojtarët më të mëdhenj të politikës së jashtme që ka pasur vendi. Me gjithë Zogun, pa diskutim.

 

Politike spartak Ngjela