Aktualitet19 Gusht 2022, 11:41

"Do përfundoni poshtë gomave të makinës", Gledis Nano pezullon policen “hot” në Elbasan që shau dhe ofendoi gazetarët 

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra punonjësen e drejtorisë së Krimit Ekonomik në Elbasan, Anisa Kostani e cila një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale shau dhe ofendoi gazetarët për trajtimin e ngjarjes ku mbeti i vdekur Madrit Ulqinaku.

Efektivja është pezulluar deri në përfundim të hetimit disiplinor me argumentin e shkeljes së etikës dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Sipas efektives së pezulluar fakti që nuk është gjetur dhe kapur ende autori i dyshuar i Ulqinakut, nuk është detaj që ul punën e bluve të Elbasanit, për të cilin pretedon se nuk kanë pasur asnjëherë kaq arritje sa sot.

Kostani në  një   postim në rrjet sociale  i cilëson gazetarët “të degjeneruar” që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Madje në komentet poshtë psotimit efektivja edhe kërcënon duke thënë se gazetarët do përfundojnë nën rrota.

Efektivja Kostani numëron rreth 13 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe nuk nguron të pozojë shpesh herë foto “hot” duke ekspozuar format e saj dhe duke reklamuar jetën e saj luksoze.

Aktualitet #Anisa Kostani Pezullim nga detyra