Politike19 Shkurt 2019, 09:49

“Do plumbin ballit”! Fatos Klosi tregon çfarë fshihet pas kërcënimit të Berishës: Duket pak më i rrezikshëm!

Shkruar nga Pamfleti
“Do plumbin ballit”! Fatos Klosi tregon çfarë fshihet

"Do plumbin ballit"! Fatos Klosi tregon çfarë fshihet pas kërcënimit të Berishës: Duket pak më i rrezikshëm!

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka komentuar deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha, të bëra një ditë më parë në mbledhjen e grpit parlamentar të Partisë Demokratike, ku tha se kryeministri Edi Rama meriton të goditet me plumb në ballë.

Për ish-kryetarin e SHISH, këto deklarata nuk i merr njeri seriozisht. Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, Klosi ka deklaruar se Berisha e bën një thirrje të tillë për të bërë për vete popullin me akte të dhunshme.

Sipas tij, ai dështoi me kërcënimet e tij për rrethim të Kryeministrisë derisa të dorëhiqet Rama dhe tani po provon kërcënimet me plumba. Klosi ka shtuar se opozita po kërkon të motivojë popullin dhe të tregojë që nuk është tërhequr nga aksioni për rrëzimin e qeverisë, edhe pse të shtunën dështuan.

“Kjo deklaratë është një nga budallallëqet e radhës të Berishës, nuk duhen marrë seriozisht. Duan të motivojnë njerëzit e tyre sepse e panë që me deklaratat dhe kërcënimet se do të rrethojmë Kryeministrinë dolën blof. Kishin dy javë që thoshin që nuk do të ikim nga Kryeministria pa u larguar Rama, por nuk ia arritën. Tani kanë gjetur si term plumbin sepse plumbi duket pak më i rrezikshëm sesa rrethimi i Kryeministrisë. Ata duan të tregojnë që janë të egër dhe duan të motivojnë njerëzit e tyre me plumb”, është shprehur Fatos Klosi.

Politike Edi Rama Fatos Klosi Sali Berisha