Aktualitet31 Tetor 2018, 17:31

Do shërojë homoseksualitetin, ky burrë deklaroi se mund ta bëjë!

Shkruar nga Pamfleti
Do shërojë homoseksualitetin, ky burrë deklaroi se mund ta

Raymond Bell, pastor i Kishës së Kaubojve, të shtetit të Virxhinias, është i pari që beson se homoseksualizmi mund të “shërohet”, dhe atë me “kurën” e tij që padyshim është një nga më origjinalet! Në fakt, ai beson se homoseksualizmi dhe “varësitë” tjera mund të shërohen përmes terapisë së kuajve, që nënkupton ledhatimin e tyre!?

Bell ka thënë se kuajt në kishën e tij, në një fermë në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, kontribuojnë në “shërimin” e meshkujve nga homoseksualizmi, duke i shtyrë ata të jenë më mashkullorë.

“Terapia me kuaj mund ta ndihmojë çdo person i cili jeton në stilin homoseksual”, thotë ai.

Sipas tij, është keqkuptim i zakonshëm të thuhet se homoseksualizmi është i lindur. Pastori beson se kjo është pasojë e traumës, si dhunimi, braktisja, abuzimi, apo mungesa e modelit mashkullor në jetët e njerëzve.

“Homoseksualizmi është në fakt një lloj i varësisë dhe mua për këtë arsye mund të trajtohet si një sëmundje, sepse personat përcaktohen për këtë”, shton Bell. 

 

Histori