Aktualitet 9 Shtator 2018, 11:24

‘Do të djegim ty dhe familjen, pronat nuk na i merr dot’! Si u kërcënua gjyqtari në Korçë, vendimi i tij që i rreziko

Shkruar nga Pamfleti
‘Do të djegim ty dhe familjen, pronat nuk na i merr dot’! Si u

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kërcënimin me jetë të gjyqtarit Besnik Shehu. Gjyqtari Shehu është kërcënuar nga shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, të cilët kanë qenë në një proces gjyqësor për pronat. Mësohet se ata i kanë thënë gjyqtarit se do ta djegin atë dhe familjen e tij, për shkak të vendimit që ka dhënë kundër tyre.

“Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh”.

Këto janë fjalët që kanë thënë dy personat duke kërcënuar Shehun. Gjyqtari ka bërë denoncim në komisariatin e Korçës rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke shoqëruar fillimisht dy personat, më pas i ka lënë të lirë.

Por për çfarë çështjeje u kërcënua gjyqtari? Report Tv mëson se bëhet fjalë për një tokë në fshatin Porodinë, e cila pretendohet nga dy familje Myrtollarët dhe Qeraxhit. Albert Qeraxhi kërkoi anulim të vendimit të komisionit për shkak se pronat, sipas tij ishin zënë nga Myrtollarët, ndërkohë që edhe Prefektura kërkoi që aktet e marrjes së pronësisë nga Myrtollarët të shpalleshin të pavlefshme.

Në shkallën e parë në Korçë, gjyqtari Besnik Shehu pranoi kërkesën e Prefekturës dhe Albert Qeraxhit, ndërsa edhe Apeli e la në fuqi vendimin, ndërsa aktualisht çështja ndodhet në gjykatën e Lartë. Por Emin Myrtollari nuk i kishte harruar inatet e vjetra me gjyqtarin e Shkallës së Parë që e kërcënoi me jetë ditën e sotme. Ndërkohë që hetimet vijojnë në gjendje të lirë për dy autorët.

NJOFTIMI I POLICISE KORÇË

Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.

Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Aktualitet besnik shehu gjyqtari kercenimi Korçë