Aktualitet12 Prill 2022, 16:01

“Do të hiqesh si triumfator”/ Deputetët nuk pranojnë rikthimin e Berishës, Alibeaj i tregon derën ish-kryetarit dhe i h

Shkruar nga Pamfleti
“Do të hiqesh si triumfator”/ Deputetët nuk pranojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk e ka aq të lehtë të marrë frenat e Partisë Demokratike. Edhe pse shumë deputetë i dolën kundër Lulzim Bashës dhe e detyruan të dorëhiqet, ata janë edhe kundër Sali Berishës.

PD mblodhi sot grupin parlamentar dhe shumë deputetë nuk e mbështesin rikthimin e Berishës. Të vetmit që i dolën në krah Berishë janë deputetët që i shkojnë pas, si Albana Vokshi dhe Flamur Noka, ndërsa pjesa tjetër janë kundër mënyrës që po ndiqet për bashkimin e PD dhe rikthimit të Berishës kryetar.

Ndër emrat më kritikë në këtë mbledhje ka qenë kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj. Mes tij dhe Berishës ka pasur debate të forta në mbledhje. “Përbashkimi i PD ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë”, tha Berisha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Por Enkelejd Alibeaj reagoi ashpër ndaj Berishës dhe u shpreh se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ankimimi për ndryshimet në statut. “T’i pushtove selinë e PD. Do që të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje te ligjit. Ai vendim nuk është i formës së prerë”, theksoi Alibeaj gjatë debatit me dyer të mbyllura. Pra kryetari në detyrë duket se i ka treguar derën Berishës, pasi nëse Apeli e rrëzon vendimin, Alibeaj mbetet kryetar dhe Komisioni i Rithemelimit nuk ka asnjë kompetencë. Po ashtu Alibeaj ja ka bërë të qartë Berishës se ai nuk është i mirëpritur aty sepse është përjashtuar nga grupi. Edhe sot Berisha nuk është njoftuar që të jetë pjesë e mbledhjes. Berisha më pas e braktisi mbledhjen duke u larguar, por u rikthye në takim.

Mbledhja vijoi dhe fjalën e morën shumë deputetë, ndërsa rreth orës 17.30 pati sërish tensione. Berisha ka dashur të flasë sërish, por Alibeaj nuk i ka dhënë fjalën. Por pavarësisht këtij fakti Berisha u ngrit në këmbë dhe ka nisur që të flasë. Kjo ka bërë që Alibeaj të largohet nga salla. Mbledhja u ndërpre për 10 minuta dhe rinisi më pas rikthimit të Alibeajt. Por pas tij ishte Berisha, i cili u largua nga takimi dhe u duk tepër i irrituar. Nga deklaratat e Berishës para gazetarëve dhe në mbledhje, duket se frika e tij është se Apeli do i rrëzojë statutin dhe do i bien të gjitha planet.

Debatet në grupin e PD

Sali Berisha: Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë

Enkelejd Alibeaj: T’i pushtove selinë e PD, do qe të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje te ligjit. Ai vendim nuk është i formës së prerë.

Ferdinad Xhaferaj: Vlerësoj që Berisha ju drejtua ambasadores si zj. Kim. Kjo është pozitive në dallim nga mbledhjet e shkuara Berisha nuk përdori epitetin guvernatorë. Për grupin parlamentar të PD Zj. Kim është ambasadorja e nderuar e Shteteve te Bashkuara, aleatit tone strategjik.

Flamur Noka: Kjo është mbledhja dyte dhe ne nuk njoftohemi. Vendimi ishte i individit, individi iku, le të vazhdojmë me bashkimin. Jemi për bashkim, përballë kemi Ramën. Bashkim pa kushte, le të ecim përpara.

Lefter Gështenja: Nuk është aspak normale që në procesin e zgjedhjeve brenda në parti të mos përfshihen kryetarët /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukturës së degëve që kanë shpenzuar për 30 vjet kohë mund dhe para. Janë njerëz me vlera dhe kontribute, janë njerez që kanë së paku 9 vjet në një opozite të vështirë.

Saimir Korreshi: E vetmja mënyrë për zbutjen e demokratëve është bashkimi. Duhet t’ua kthejmë bashkitë demokratëve, me këto ritme nuk jemi në rrugën e duhur.

Albana Vokshi: Bashkimi duhet të jetë real, jo i sforcuar. Duhet bashkim edhe në bazë.

Gazment Bardhi: E kuptoj pllakosjen e heshtjes së PS, por se kuptoj përse në PD, s’kishte asnjë reagim ndaj “Non Gratës” së Rakipit. E di hallin tuaj. Sepse është Sali Berisha “Non Grata”.

/Pamfleti/

Kryesore Alibeaj Berisha grupi PD