Showbiz23 Korrik 2019, 23:10

Do të jesh fitimtar sepse beson në gjëra më të mëdha se pushteti: Anita bën dedikimin prekës për Ramush Haradinajn

Shkruar nga Pamfleti

Do të jesh fitimtar sepse beson në gjëra më të mëdha se pushteti: Anita bën dedikimin prekës për Ramush Haradinajn

Kryeministri i Kosovës ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u gjykuar si një qytetar i lirë dhe ky vendim bëri menjëherë bujë brënda dhe jashtë vendit.

Ditën e sotme, ai është nisur për në Hagë ku do të intervistohet si i dyshuar, ndërsa bashkëshortja e tij i ka bërë dedikimin prekës në rrjete sociale.

Nëpërmjet një status të gjatë nëë rrjete sociale, Anita shpreh mbështetjen dhe krenarinë që ndjen për bashkëshortin i cili beson në nder dhe dinjitet.

“…Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…

Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”- shkruan Anita në postim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Showbiz anita dedikim prekës Ramush Haradinaj