Politike21 Prill 2022, 22:23

“Do të jetë presidente femër”, Këlliçi nxjerr dy emrat që po negocion Rama

Shkruar nga Pamfleti
“Do të jetë presidente femër”, Këlliçi

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka thënë se kryeministri Rama po mendon të emërojë në krye të Presidencës një grua.

Gjatë një interviste në “Syri TV”, Këlliçi tha se në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

“Presidenti i ardhshëm do të jetë grua, Edi Rama e ka vendosur. Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.

Dy emrat e përmendur nga Belind Këlliçi nuk u mohuan nga deputeti Blendi Klosi i cili ishte në studio.

Politike femër kellici Presidenti