Politike 5 Nëntor 2022, 11:25

“Do të jetë super taksë”, Rama i vendosur: Kush nuk punon tokën do gjobitet

Shkruar nga Pamfleti
“Do të jetë super taksë”, Rama i vendosur: Kush nuk

Kryeministri Edi Rama, duke i vendosur për të gjobitur të gjithë ata që e lënë tokën djerrë.

Ai tha nga Lushnja gjatë një takimi me fermerë se do të bëhet një ndërhyrje ligjore, me super taksë që të ndalojë pronarët e tokave që t’i mbajnë ato peng pa punuar.

Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë, është e kotë. S’kanë ça bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka ça bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë pagë me pagë nuk mjafton. Në këtë fushë jam optimist. Kemi probleme dhe me tokën, të natyrës që mbajmë peng tokën. Këtë s’do e lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore, ose punojë, ose jepe me qira, por s’mund ta mbash peng. S’mund të thuash; ajo është toka ime, ti e mban me plehra. Nuk mundet! Ose punojë, ose jepe. Do e bëjmë këtë me ligj, ose super taksë, ose me forma të tjera si vendet e tjera. Tokën që ti ke nuk mund ta mbash kot”, tha Rama.

Politike Rama tokat