Politike 5 Prill 2019, 21:39

“Do të kemi qeveri tranzitore”, Ngjela tregon se çfarë po bën Hajdari: Ju dha goditjen te ‘thembra e Akilit’

Shkruar nga Pamfleti
“Do të kemi qeveri tranzitore”, Ngjela tregon se

“Do të kemi qeveri tranzitore”, Ngjela tregon se çfarë po bën Hajdari: Ju dha goditjen te ‘thembra e Akilit’

Avokati Spartak Ngjela tha se qeveri tranzitore do të ketë në Shqipëri, por pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme. I ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA, Ngjela argumentoi se ky është precedenti që ka hapur politika Amerika në të gjitha reformat që ka bërë.

Këta e dinë që do ketë një qeveri tranzitore, pas daljes së Prokurorisë së Posaçme. Ky është precedenti që ka hapur politika Amerika në të gjitha reformat që ka bërë, qoftë edhe në Tajvan, me Prokurori të Posaçme, me Gjykatë Speciale dhe qeveri teknike.  Mazhoranca është mazhorancë. Këta janë jashtë farë dhe i sfidoi Rudina Hajdari. Cili do jetë mendimi i Uashingtoni? Unë mendoj që do jetë mendimi i Rudina Hajdarit. Unë them që mendimi që ka dhënë Rudina Hajdari, e cila është e preferuara nga Perëndimi. Nga xhesti, xhestin dhe sjelljen kontrollojmë ne, se idetë nuk i dimë. Ne kemi parë që e kanë thirrur ambasadorë të rëndësishëm dhe kanë bërë një akt të madh. E ka goditur mungesën e demokracisë në “thembrën e Akilit”. Cila ishte “thembra e Akilit”? Sistemi zgjedhor”, tha Ngjela në një emision televiziv.

Politike Rudina Hajdari spartak Ngjela