Aktualitet17 Janar 2019, 09:26

“Do të keni lajme pa fund nga nesër e tutje”/ Shantazhet e dala boje të komedianëve të bastarduar të parisë k

Shkruar nga Pamfleti
“Do të keni lajme pa fund nga nesër e tutje”/ Shantazhet e

do të keni lajme pa fund nga nesër e tutje”

Parisë politike kriminale i intereson që shqiptarët të binden se nuk ka zgjidhje të tjera. Për të justifikuar këtë, paria përdor si mungesën e alternativave, dështimet e palës tjetër, dështimet e shteteve të ngjashme, dështimet e alternativave ideologjike e me radhë. Këtu duhet të përmenden, para së gjithash, argumentet e tyre ideologjike, që e paraqesin të gjithë botën e qytetëruar si një botë kriminale, ku paraja ble e shet gjithkënd.

Kreu demokrat Basha deklaroi në mbrëmë se opozita do angazhohet këtej e tutje me protesta deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Ky vendim sipas tij, u diktua nga zhvillimi më i fundit në parlament, ku, siç pretendon opozita, asaj nuk iu mohua fjala.

“E gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota e pa se si në Parlament Edi Rama i hoqi opozitës edhe të drejtën elementare më kushtetuese, të drejtën për të folur. Vendi po rrëshket drejt autoritarizmit dhe diktaturës, Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat kombëtare. Ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët dhe ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët. Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, prandaj në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës’”, tha Basha.

Ndërsa aleatja e tij Monika Kryemadhi tha se, “Shumë shpejt do të mbidhemi dhe do të kemi axhendën për të rrëzuar një orë e më parë njeriun që ka marrë peng Shqipërinë. Sot kemi një parlament të marrë peng, nuk është gjë e re. Por mos u mërzisni shumë shpejt do të njiheni me axhendën. Opozita do të jetë në krye të të gjitha protestave. Çdo njeri që i jep oksigjen një qeverie me një kryeministër psiqik. Çdo gjë që ai merr sot do e vjellë nesër. Suksese edhe ju se do të keni lajme pa fund nga nesër e tutje”.

Kërcënime që u bënë bajate dhe as humor nuk bën dot më me to. U bënë 2 vjet që me dështimin e Çadrës, që si në një komedi opozita thërret “E dini se cfare ju bejme ne? He mo e dini?”

Komedianë të bastarduar që luajne të njëjtin skeç. Të dalët boje nëse kanë fakte , duhet t’i dorëzojnë  dhe jo të shantazhojnë.

Kryesore Basha monika