Politike26 Nëntor 2022, 13:53

"Do të kërkojmë votimin e detyrueshëm"/ Berisha vjen me propozimin e çuditshëm, kërcënon Ramën: Nëse ndërhyn në zgjedhje, prite cunamin!

Shkruar nga Pamfleti
"Do të kërkojmë votimin e detyrueshëm"/ Berisha

"Do të kërkojmë votimin e detyrueshëm"/ Berisha vjen me propozimin e çuditshëm, kërcënon Ramën: Nëse ndërhyn në zgjedhjet e 14 majit, prite cunamin!

Kreu i Foltores, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në llogarinë e tij në Tik Tok ka ardhur me një propozim të çuditshëm: “votimi i detyrueshëm që shqiptarët të mos rrinë në shtëpi”.

Sipas Berishës, në këtë formë luftohet edhe fenomeni i shitblerjes së votës.

“Ne do kërkojmë të vendoset me ligj votimi i detyruar. Kjo do të shmangë qëndrimin në shtëpi të atyre që nuk vijnë për të votuar. Një nga mekanizmat që përdor Rama dhe që përdoret nga klikat, është ekzekutimi i votës pa u hedhur në kuti. Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni,” tha Berisha.

Më tej, Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet vendore të 14 majit, ose do të përballet me cunamin.

“Nuk dua të kem asnjë iluzion se Rama, siç e paralajmëroi në Peshkopi, e ka ndërmend të bëjë cunam. Do i them prite cunamin nëse bën cunam, të jetë i bindur se kurrë nuk do ta gëzojë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Politike Berisha