Do të nisë shkëlqyeshëm kjo e mërkurë e mesjavës për Akrepin. Hëna në shenjë është ajo që do ju bëjë të ‘fluturoni’. Kjo do jetë një ditë shumë e qetë, oër ndjenjat yjet do japin garanci të mjaftueshme dhe dy ditët e ardhshme do jenë veçanërisht ekzaltuese. Për ata që janë ende single, mund të gjejnë sot raste të arta, në gjendje për të favorizuar takimet rastësore, për të flirtuar apo për ndonjë aventurë pasionale.
Sektori që lidhet me punën, pa dyshim do prezantohet me ndonjë pengesë të paparashikuar, por shumë e thjeshtë për ju që ta përballoni. Mendoni dhe reagoni pozitivisht.