Kronike 5 Janar 2023, 10:15

“Do të vras”/ Hodhi një zarf me barut në një banesë, arrestohet 24-vjeçari në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti
“Do të vras”/ Hodhi një zarf me barut në një

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 24-vjeçar i cili ka kanosur për jetën një shtetas tjetër i hedhur pranë banesës një zarf me barut dhe një letër me mesazh kërcënues.

Pas hetimeve të autoriteteve u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramis Markja 24 vjeç, banues në Shupenzë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”,  u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.”, njofton policia.

Kronike arrestohet 24-vjeçari në Bulqizë kercenimi