
Lufta në Ukrainë tani vazhdon për më shumë se një muaj. Një nga arsyet pse plani i Rusisë nuk doli siç pritej, ishte edhe përfshirja në rezistencë e qytetarëve ukrainas.
Kështu dy nëna ukrainase kanë treguar se janë të gatshme të vrasin dhe të vriten për të shpëtuar qytetin e Odesës nga pushtuesi rus.
Para luftës Olena Lolesnyk dhe Kamila Suleymanova, bënin punë normale, ndërsa kohën e lirë e kalonin duke dërguar fëmijët e tyre në plazh apo park lojërash. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ato kanë marrë armët për të mbrojtur Ukrainën.
Olena, 30, dhe Kamila, 33, janë pjesë e një njësie të Ushtrisë 3014 të Ukrainës që është linja e fundit e mbrojtjes për Odesën.
“Jam gati të vras për të mbrojtur qytetin tim, familjen time, vendin tim, djalin tim”, tha Olena pak pasi mori një çmim vlerësues për trimërinë nga kryetari i bashkisë.
“Përpiqem të mos mendoj nëse do të vdes, por jam e përgatitur të jap jetën time për të mbrojtur gjithçka që dua”.
Të veshura me uniforma, parzmore, kapele prej kallaji dhe me kallashnikov, ato qëndruan krah për krah me shokët e tyre meshkuj.