Aktualitet23 Janar 2023, 17:52

Do të zbardhet “21 Janari” apo vijon “show”? Manja padit Berishën e Bashën në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Sa herë që shënohet përvjetori i kësaj masakre, mazhoranca mundohet të justifikojë veten. Familjarët kanë 12 vite që presin drejtësi dhe çdo vit ndodh e njëjta gjë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë një padi në SPAK për ngjarjen e “21 Janarit”, ku u vranë 4 persona. Indicia ka ardhur pas publikimit në mediat një audio-përgjimi, në të cilin kreu i Gardës jep urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve.

Padia është bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ndaj kreut të Gardës, Nderea Prendi. Ai ka ngritur akuza për dy vepra penale: Vrasje në rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre.

Por në këtë rast ngrihet pyetja nëse PS do vërtet të zbardhet kjo ngjarje apo kemi “shown” e radhës? Sa herë që shënohet përvjetori i kësaj masakre, mazhoranca mundohet të justifikojë veten. Familjarët kanë 12 vite që presin drejtësi dhe çdo vit ndodh e njëjta gjë. Në vitin 2021 vite më parë, dy ditë para përvjetorit, Policia e Tiranës kërkoi nga prokuroria që të bëhet ekspertiza për vrasjen e Aleks Nikës.

Kanë kaluar 2 vite dhe policia shkencore nuk ka arritur në asnjë përfundim. Ndërkohë pak ditë më parë dolën detaje e komunikimeve me radio nga Garda, ku kreu i saj Ndreu Prendi ka dhënë urdhër që ushtarët të qëllonin. Kjo duket se është shfrytëzuar nga PS. Por mbetet të shihet sa seriozisht e ka mazhoranca, pasi duket sikur edhe ata nuk e duan të zbardhet kjo ngjare. Protestuesit i mblodhi mazhoranca dhe nëse hetimet thellohen mund të ketë surpriza. Nga ana tjetër duket më shumë si heqje përgjegjësie nga vetja, pasi topi tani i ngec prokurorisë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Manja e paralajmëroi që paradite një padi në SPAK, ku sipas tij duhet që kjo dosje të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Sot do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore….”, tha ai

Sali Berisha më herët gjatë ditës së sotme i cilësoi provat një sajesë të Ardi Veliut, dhe ministri i Drejtësisë u shpreh sot se qeveria nuk do të merret me autenticitetin e regjistrimit, por se këtë gjë do t’ua lërë në dorë organeve të drejtësisë. /Pamfleti

Kryesore 21 Janari Basha Berisha manja