Kronike10 Janar 2023, 09:45

‘Do vras politikanët’/ Ishte nisur drejt Tiranës, del fotoja e Antonio Lekës me kallashnikov pak para arrestimit nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Është publikuar fotoja Antonio Lekës nga qyteti i Lezhës, 36-vjeçari i cili u arrestuar pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.

Fotoja është bërë para arrestimit ku ai ndodhej në një servis, së bashku me vëllain e tij duke e ekspozuar armën e zjarrit.

Ishte pikërisht kjo makina me të cilën po udhëtonte nga zona e Milotit në drejtim të Lezhës ku janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

Aktualisht ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike #Antonio Leka Arrestim