
‘Do vras veten’, Elisa Spiropali-Spahos: Aman mo se na duhesh
Deputeti Edond Spaho ka bërë një lapsus në Kuvend, ku u shpreh se “gjithmonë ka vrarë veten” në vend që të shprehej “gjithmonë ka vrarë mendjen”.
Vetë Spaho u shpreh se është një lapsus dhe kërkoi falje.
Por nuk i shpëtoi Elisa Spiropalit, e cila u shpreh me ironi “aman se na duhesh”.
“Unë Nolin dhe Konicën nuk e kam lexuar aq sa Elisa. Gjithmonë kam vrarë veten kur dëgjoja sharjet e kryeministrit. Kam vrarë mendjen, por mirë lapsus. Kërkoj ndjesë ju që po qeshni. Kam vrarë mendjen sikur Edi Rama te kishte jetuar në atë kohë, si do ia kishin vënë emrin? Gjel deti nuk ja vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe nuk ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore. Luan, tigër, nuk ia vëmë se i mbush ato brekushet e Surrelit. Hienë t’i thonë, se hanë vetëm mish dhe ky ha si hiena ha vetëm një gjë”, u shpreh Spaho.
Spaho në fjalën e tij dhe se ndaj kryeministrit duhen marrë masa për fjalët që i drejton opozitës.
“Na quajti, gomarica, të paktën të na quante gomerë” tha Spaho ndër të tjera.
Po ashtu ai shtoi: “Ramën po ta krahasonim me ndonjë kafshë, do t’i përshtatej heina, sepse hiena ha vetëm mish, ndërsa Rama ha vetëm një gjë…”, tha Spaho duke lënë deputetët të hamendësonin.