Ekonomi17 Korrik 2022, 10:32

Dobësohet sërish euro, rritet dollari amerikan; mësoni si këmbehen sot monedhat e huaja në vend

Shkruar nga Pamfleti

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 113.9 lekë dhe është shitur me 119.9 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është dobësuar gjatë fundjavës, teksa në raport me javën e shkruar blihet këtë filli jave me 115.3 lekë dhe shitet me 121.3 lekë.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.5 lekë dhe shitet me 141.5 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 122.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ekonomi