Kulture14 Korrik 2019, 16:38

Dobia e jashtëzakonshme e përzierjes së hudhrës me mjaltë (si ta përgatisni)

Shkruar nga Pamfleti
Dobia e jashtëzakonshme e përzierjes së hudhrës me

Dobia e jashtëzakonshme e përzierjes së hudhrës me mjaltë (si ta përgatisni)Dobia e jashtëzakonshme e përzierjes së hudhrës me mjaltë (si ta përgatisni)

Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur nëpër kuzhinat e të gjithë botës. Shija dhe aroma e saj e veçantë, harmonizohet me pjesën më të madhe të përbërësve që përdorim në kuzhinë. Por shija e mirë nuk është funksioni i vetëm i saj.

Hudhra është përdorur që nga antikiteti, për efektet e saj të shkëlqyera në organizëm, – shkruan Living. Është provuar tashmë që është e dobishme në luftën kundër infeksioneve të ndryshme, sëmundje kronike etj.

Meritë për fuqitë e saj shëruese ka allicina që gjendet në të e që arrin të mbajë nën kontroll kolesterolin e keq, hipertensionin e shqetësime të tjera kardiovaskulare.

Një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar hudhrën është duke e përzier me mjaltë sepse Ii shtohen vlerat dhe efekti. Këto janë të mirat që përftoni nga përzierja e dy përbërësve:

Përmirësoni qarkullimin e gjakut; Ul preisonin në arterie; Mban nën kontroll kolesterolin e keq; Forcon sistemin imunitar; Largon kollën; Përshpejton shërimin në rast ftohje apo gripi

Si përgatitet?

Përzieni 300 gr mjaltë me 10 thelpinj hudhër të prerë në feta, në një enë qelqi me kapak. Lëreni në ambient të errët për 1 javë. Përdoreni për një javë, në mëngjes, nga një lugë të cilën mund ta hidhni në ujë të ngrohtë.

Receta e Dites Dobia e jashtëzakonshme e përzierjes së hudhrës me mjaltë (si ta përgatisni)