alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dogana bllokon eksportin dhe importin e “Gjirofarma”-s; AKU dhe policia anti-krim nuk veprojnë

22/01/2022, 10:16
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Dogana bllokon eksportin dhe importin e “Gjirofarma”-s; AKU dhe policia anti-krim nuk veprojnë

Foto-fakte/ Fabrika dhe produktet duhet të jenë bllokuar deri sa të përfundojë hetimi analitik i produkteve në Itali, mirëpo 3 falsifikatorët e kësaj firme, Piro Karanxha, Nikolla Gjoni e greku Antonios Ouzas, lejohen të vazhdojnë aktivitetin prodhues e tregtues dhe nuk procedohen nga policia, pasi kësaj i kanë dhuruar pako me ushqime, por kanë dhe lidhje me kryeministrin Rama e deputetët zonal Çuçi-Kumbaro, të cilët i kanë mbështetur në fushata zgjedhore me vota, ndihma ushqimore e sponsorizime


-Lexo edhe:

SPAK mega-operacion për arrestimin e “bosëve të krimit”, goditen 8 grupe kriminale në vend; 18 persona përfundojnë në pranga

Foton e Berishës e gjetëm në rrugë pranë Sheratonit

Pas denoncimeve me prova konkrete të bëra nga “Pamfleti”, institucionet ligjzbatuese kanë nisur veprimet administrative, për bllokimin e bulmetrave të firmës “Gjirofarma” me qendër në Vrisera-Gjirokatër.

Burime nga Ministria e Ekonomi-Financave, thonë se Drejtoria e Doganave ka bllokuar eksportin e produkteve të qumështit, që “Gjirofarma” çon në SHBA, Greqi, Bullgari, Mali-Zi, Kosovë e Maqedoni.

Shkak është bërë gjetja e fekaleve, kimikateve, qumështit pluhur e vajit të palmës te qumështi, Kosi, Salca e Kosit e disa produkte të tjera, të cilët tre mashtruesit e kësaj firme Piro Karanxha, Nikolla Gjoni e greku Antonios Ouzas, i deklarojnë në etiketa, si prodhime me qumësht nga kullotat natyrale të Gjirokastrës.

Në fakt, rezultoi se përveç se të manipuluara me përbërës të tjerë të rrezikshëm për shëndetin e pa vlera ushqyese, produktet e “Gjirofarma” kanë dhe përmbajtje fekale, marrë bashkë me ujin e të  pa kontrolluara që kjo firmë përdor gjatë prodhimit.

Po kështu, Drejtoria e Hetimit Doganar, ka bllokuar edhe futjen në Shqipëri, të qumështit e bulmetrave me logon “Gjirofarma-Gjirokastra”, por që faktikisht prodhohen e ambalazhohen te fabrika “AD IMLEK” në Beograd, ndërsa në treg hidhen sikur janë prodhuar në Gjirokastër.

Ndryshe nga shefat e doganës, po veprojnë shefat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilët qysh prej datës 12 janar 2022, kanë deklaruar se kanë bllokuar fabrikën “Gjirofarma” në Gjirokastër, magazinat në Tiranë dhe kanë hequr bulmetrat e saj nga tregu.

Por faktikisht, me lejen e shefave të AKU, fabrika “Gjirofarma” po vazhdon punën, ndërsa produktet me fekale janë akoma në tregun shqiptar, pa asnjë detyrim të tregtarëve për t’i hequr dhe pa asnjë njoftim publik që janë të rrezikshme.

AKU e lejon aktivitetin e kësaj firme, paçka se prej 10 ditësh ka marrë vetë vendim, që bllokimi i fabrikës, magazinave e futjes së produkteve të saj në  treg, do jetë në fuqi deri sa të përfundojë hetimi nga Instituti i Sigurisë Ushqimore-Veterinare, i cili i ka çuar mostrat për analiza në Itali e kthehen pas 3 muajsh.

Asnjë veprim hetimi, shoqërimi apo ndalimi, nuk po bëhet as nga sektori i anti-krimit ekonomik, ndaj 3 mashtruesve të kësaj firme, Piro Karanxha, Nikolla Gjoni e greku Antonios Ouzas, kur veprimin ndaj krimit të tyre e detyrojnë nenet 288 e 288/C të Kodit Penal.

Sipas policisë, kjo e di që në fabrikën “Gjirofarma” ka krim ushqimor, por nuk vepron as ta bllokojë, pasi shefat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Qendër e Gjirokastër, nuk kanë depozituar denoncim për këtë krim.

Në fakt, nuk e pengon mungesa e denoncimit nga AKU, por lidhjet që pronarët e kësaj firme, kanë jo vetëm me policinë, të cilës i kanë dhuruar  pako me ushqime; por dhe me kryeministrin Rama e deputetët zonalë Bledar Çuçi dhe Mirela Kumbaro, të cilët i kanë mbështetur në fushata me vota, ndihma ushqimore e sponsorizime./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kronike

SPAK mega-operacion për arrestimin e “bosëve të krimit”, goditen 8 grupe kriminale në vend; 18 persona përfundojnë në pranga

19/05/2022, 13:44
Editorial

Foton e Berishës e gjetëm në rrugë pranë Sheratonit

19/05/2022, 13:31
Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e Rudinës, Gjini dhe Alaudini
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e Rudinës, Gjini dhe Alaudini

19/05/2022, 13:27
Dështimi i madh i SPAK: asnjë hetim me kryenisje
Anti-Mafia

Dështimi i madh i SPAK: asnjë hetim me kryenisje

19/05/2022, 12:46
Foto ilustruese
Kryesore

Deputetët injorojnë “foltoren”, 25 emra i bashkohen mbledhjes së thirrur nga Alibeaj; zbulohet 4 hapat për presidentin e ri

19/05/2022, 12:39
A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!
Kryesore

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Shpenzuan 1 milion euro për të prodhuar kriptovaluta, në pranga 3 persona në Durrës; 4 të tjerët në kërkim

Shpërthejnë tensionet në Malin e Zi/ Thellohet konflikti mes Krivokapiç dhe Abazoviç

Lajmi i Dites

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03

Lajmet e fundit

Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

Fluturimet me distanca shumë të gjata dhe shëndeti fizik e mendor

19/05/2022, 17:09
Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë Rihter, jepet alarmi për cunami

19/05/2022, 17:09
Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

Ukshin Hoti, gjurmë e jetës sonë që nesër do të mësohet si udhërrëfim

19/05/2022, 16:47
Baerbock akuzon Rusinë: Po përdor urinë si armë lufte

Baerbock akuzon Rusinë: Po përdor urinë si armë lufte

19/05/2022, 16:44
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

19/05/2022, 16:36
Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

19/05/2022, 16:24
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #presidenti #negociata  #shqiperia #kryeministri
  • Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një mega-peracion për shkatërrimin e grupeve më të mëdha kriminale në vend. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar disa persona të përfshirë në trafiqe vrasje, grabitje dhe vepra të rënda kriminale.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #spak #gledisnano
  • Kur e gjetëm foton e Berishës ‘ndë dhè’ mes mbetjeve te Sheratoni, më erdhi në mendje ngjarja e tmerrshme; maj ishte edhe atëherë. Nuk më erdhi në mendje aspak ajo që thonë se ‘…dhe vjen një ditë e i lave haqet, o Sali’. Më erdhi ideja e kohës dhe e kthimit. Sigurisht koha nuk kthehet kurrë pas. Por edhe këtu shkencëtarët që po e kërkojnë ‘fenomenin e pamundur’, kanë lënë një shteg: Koha kthehet si një segment ca sekonda, ose si një ëndërr ku shikohet e ardhmja’, po thonë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti  #frrokçupi #foto #saliberisha #sheraton

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In