Aktualitet30 Mars 2019, 14:30

“Doja thjesht të mbroja fëmijët e mi”, shqiptari i vuri thikën në fyt, ja çfarë bën gruaja!

Shkruar nga Pamfleti
“Doja thjesht të mbroja fëmijët e mi”, shqiptari i

"Doja thjesht të mbroja fëmijët e mi”, shqiptari i vuri thikën në fyt, ja çfarë bën gruaja!

Gruaja që ra viktimë e abuzimit në familje ka nisur një fushatë për të mbrojtur anonimitetin e viktimave të dhunës.

Chrysoulla Michaels, 49 vjeça, u rrah nga partneri i saj shqiptar, Ardian Rragami, në Broëning Drive, Ëickford.

Rragami më parë kishte vrarë një burrë me automatik në Shqipëri dhe tani është dënuar për dhunën ndaj zonjës Michaels, por pas kësaj ngjarjeje, emri i saj doli në faqen kryesore të gazetës The Sun, për shkak të së kaluarës së shqiptarit dhe qëndrimit të tij si i paligjshëm në Angli.

Rragami u dënua për dhunën ndaj zonjës tek po e godiste atë dhe duke ia vënë thikën në fyt, ndërkohë që sulmonte edhe fëmijën. Megjithatë, atij iu dha një dënim vetëm me tetë muaj burg, që është pezulluar. Në qoftë se do të ishte burgosur për 12 muaj, vrasësi i dënuar do të dëbohej automatikisht nga Anglia.

“Unë do të doja thjesht të mbroja fëmijët e mi, se ne jetojmë në një qytet të vogël. Isha e shqetësuar për fëmijët e mi, që ata kanë jetuar në këtë shtëpi dhe parë babanë e tyre të bëjë këto gjëra, por duke qënë se kjo u përhap në të gjitha gazetat, kjo i kaloi caqet, kaloi në një nivel të ri”, tha ajo për mediat.

Ajo po punon shumë me një avokat për një amendament në Ligjin për Abuzimin në Familje, me shpresë se anonimititeti do të inkurajojë dhe viktima të tjera që ta çojnë përpara fushatën.

Ajo tha: “Në thelb, ne po kërkojmë që viktimat e dhunës në familje, njesoj si viktimat e dhunës seksuale, duhet të jenë automatikisht anonime”

Aktualitet Britani Shqiptari