Aktualitet21 Tetor 2019, 22:36

Dokument i vitit 1938/ Gjylua e Enver Hoxhës merrej me fajde; “zanatin” ia la babai Jonuz Çuçi, stërgjysh i ministrit Bl

Shkruar nga Pamfleti
Dokument i vitit 1938/ Gjylua e Enver Hoxhës merrej me fajde;

FAKT/ Nëna e diktatorit, njihej në Gjirokastër dhe krejt jugun e Shqipërisë, si fajdexheshë aq e fortë dhe e pamëshirshme, sa për mos-shlyrje të vlerës e përqindjes; i sekuestroi 45 parcela toke edhe krushkut Hazbi Omari

Një dokument i zbuluar nga studiuesi Vasfi Baruti; dëshmon se edhe “Aneja” nënë Gjylua e ish-diktatorit Enver Hoxha; në kohën e pushtetit dhe mbretërinë e Ahmet Zogut; ka qenë fajdexhie në Gjirokastër e krejt jugun e Shqipërisë; duke ushtruar aktivitet fajdesh.

Prej 25 vitesh deri më 1944, nënë Gjylua punoi bashkë me babain e saj Jonuz Çuçi; stërgjysh i ministrit Bledar Çuçi dhe të dy së bashku, jepnin para me fajde, por me kushtin, që përqindja të ishte në monedha floriri; ndërsa paratë, jepeshin me peng pasuror e persona “dorëzanë”, të njohur të palëve fajdexhi-borxhli, të cilët duhet të kishin pasuri dhe merrnin përsipër garancinë e shlyerjes në rast rreziku.

Ata që nuk shlyenin shumën e marrë dhe përqindjen e paracaktuar të vlerës së fajdes; sekuestroheshin me kërkesën gjyqësore të fajdexhesës Gylo Hoxha, drejtuar komisionit shtetëror lokal e gjykatës, e cila autorizonte Zyrën e Përmbarimit, që publikonte në gazetë urdhërin për sekuestro dhe njoftimin me të dhënat konkrete të palëve.

Gjylo Hoxha, ushtronte “profesionin”e fajdexhies, duke dhënë para me kamatë vetëm në “napolona ari-metal” në Gjirokastër dhe njëra nga qindra fajdet, është ajo e datës 8 dhjetor 1932 (me kontratë ligjore), dhënë gjirokastritit Hazbi Omarit, krushk i familjes Hoxha.

Pa bërë koment, po publikojmë pjesë nga vendimi i sekuestros, shpallur në gazetën “Vatra”, datë 30 gusht 1934:

Shpallje-Ankandi, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha.

Zyra e Përmbarimit në Gjirokastër, me vendim Nr. 157/34/ D. C., bën “Shpallje-Ankandi”: Bëhet “shitja e arave” të Hazbi Omarit (debitor), në zbatim të vendimit të gjyqit, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha, e bija e Jonus Çuçit dhe bashkëshorte e Halil Hoxhës, nga Gjirokastra.

Gjylo Hoxha, i ka dhënë Hazbi Omarit, 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) “napolona ari-metal” me kamatë vjetore 12 (dymbëdhjetë) për qind, por huamarrësi Hazbi Omari, ishte jo korrekt në kthimin e huasë dhe kamatës e puna shkoi në gjyq dhe e fitoi Gjylo Hoxha përfundimisht, me noterin publik Vangjel Koça.

Zyra e Përmbarimit-Gjirokastër, nxjerr në ankand 46 (dyzetë e gjashtë) parcela toke, pronë të Hazbi Omarit, me trashëgimi nga Isuf Omari, (babai) nga Gjirokastra.

Debitori origjinal Isuf Omari (babai i Hazbi Omarit), nuk është kontaktuar në këtë Zyrë dhe të paguante 116 napolona ari-metal, bashkë me kamatën e tyre 12 (dymbëdhjetë) për qind në vit, që nga data 8-12-1932 e deri sot, në favor të kreditores Gjylo Hoxha, bijë e Jonus Çuçit dhe e shoqe e Halil Hoxhës nga Gjirokastra.

Në bazë të detyrimit në fjalë dhe në mbështetje, të rregullores së Kryesisë së Përmbarimit më datë 4-7-1934, pasi u kryen veprimet e duhura ligjore, kjo zyrë nxjerr dhe shet në ankand, 46 pjesë të arave të poshtëshënuara dhe të zotënueme nga debitori Hazbi Omari, sipas kopjes së regjistrit kadastral të lëshuara nga Zyra e Hipotekave të Libohovës”./Përmbaruesi, Javer H. Grapshi, Gjirokastër./Pamfleti/

Dossier Dokument i vitit 1938/ Gjylua e Enver Hoxhës merrej me fajde; “zanatin” ia la babai Jonuz Çuçi stërgjysh i ministrit Bledi Çuçi