Pa koment, nga punët e pista të ish-kryebashkiakut të Durrësit me damkë Amerikane “Non grata” për korrupsion e lidhje krimi; që me lejet ndërtimore dhe betonin e tij, shkaktoi 21 viktima poshtë banesave të shëmbura më 26 nëntor 2019, ndërsa drejtësia ka 1 vit që “nuk po e zbulon dot” se lejet fiktive i ka dhënë ai
Kur “Bild” publikoi bisedat që provuan skemën e blerjes dhe vjedhjes së votave në Qarkun-Durrës; kryebashkiaku Vangjush Dako u struk, ndërsa shefi i tij kryeministër, nisi sulmet kundër medias gjermane e mediave shqiptare, duke përdorur shtetin në mbrojtje të ortakut të tij.
Edhe pse në ato përgjime, rezultoi se Niçja i Shijakut, ishte “shefi” që i linte ish-kryebashkiakut detyra për pagesa lekësh, emërimesh e shkarkimesh për efekt votash; Vangjush Dako e mohoi lidhjen me Avdulajt, madje mohoi dhe faktin se grupi “Niçe” ka ndërtuar me lejet e tij dhe mbi trojet e bashkisë në plazh.
Për ta bërë më bindës mohimin, babloku e nxori Dakon në TV-në e ndërtuesit Aleksandër Frangaj, ku ai deklaroi: – “Duart e mia janë akullore, nuk kanë vjedhur taksa e vota dhe nuk kanë firmosur asnjë leje ndërtimi në favor të Niçes e vëllezërve Avdulaj”.
Mirëpo, ja që Dako paska firmosur e madje shumë leje e dhënie trojesh për grupin Avdulaj; madje dhe për të tjerë të lidhur në ortakëri me ta, që i kanë zaptuar tokat e bregdetit duke kërcënuar, marrë peng e eleminuar.
Sot po i publikojmë, 1 prej lejeve që ka dhënë Dako për Avdulajt e Shijakut, faktuar me dokument zyrtar, të firmosur nga vetë ish-kryebashkiaku “duar akullore”, që deklaron se nuk ka lidhje me Niçen.
Vendimi/ Leje Ndërtimi Nr. 1, datë 14.01.2009, me këto të dhëna:
Kërkuesi investitor Flamur Avdyli dhe subjekti “IS IS DOREAL-Sh.p.k”, leje zhvillimore ndërtimi me objekt: “Rikonstruksion e shtesë 2 kate, mbi 4 katet ekzistues+shtesë anësore”. Vend-ndodhja Lagja Nr.13, Plazh; mbi sipërfaqe sheshi 4 255 m2, me kat përdhe 1013 m2, me shtesë anësore 81 m2 dhe koficent shfrytëzimi 23.8%.
Sa për kujtesë, kjo leje ndërtimore është dhënë vetëm si shkresë, pa u shoqëruar me dosje zhvillimore trualli e objekti (nuk ka në arkiv), por ndoshta e arkivojnë në bashki, pas publikimit të këtij fakti./Pamfleti