Presidenti që po bënë thirrje për ndihmë e rindërtim
Populli po vrapon me ndihma, drejt të dëmtuarve nga tërmeti, ndërsa shtetarët e kanë mendjen, tek luksi personal brenda zyrave në institucionet që komandojnë; mes tyre vetë kreu i shtetit, Presidenti i Republikës.
Vetëm një ditë pas renies së tërmetit, ndërsa presidenti Ilir Meta, bënte thirrje në ”FB”, për të ndihmuar të dëmtuarit nga kjo tragjedi njerëzore e social-ekonomike, firmoste tender për “rimodelimin” e zyrës.
Me njoftimin publik të datës 27 nëntor, me Nr REF-45118-11-27-2019, Drejtoria Ekonomike e Presidencës kërkon që brenda datës 10 dhjetor 2019, të blejë 20 milionë lekë mobilje e pajisje zyrash.
Sipas informacionit që kemi marrë, këto pajisje (mallra), do blihen për rinovimin e mobiljeve dhe zbukurimin e zyrës së presidentit, me rastin e festave të fundvitit. Komentet janë të tepërt./Pamfleti