Aktualitet15 Gusht 2022, 19:09

Dokumenti “bombë”/ Kryemadhi shpenzoi rreth 300 mijë euro për ndërhyrje estetike, zbulohen dokumentet e bankës në Qipro

Shkruar nga Pamfleti

I gjithë trajtimi i Monika Kryemadhit ka kushtuar 287.650 euro. Pagesat janë bërë përmes një banke në Qipro drejt spitalit në San Marino.

 

Telashet për çiftin Meta-Kryemadhi duket se vetëm sa kanë nisur. Presidenca ishte mburoja e Metës, por pas largimit që aty duket se ndodhet përballë një stuhie tepër të fuqishme.

Përveç telasheve që i janë hapur me dosjen e Sigurimit, duket se rreziku vjen dhe nga drejtësia. SPAK ka 4 dosje në duar kundër Metës, ndërkohë që sot kanë dalë disa fakte “bombë” që implikojnë akoma dhe më shumë dyshen në fjalë.

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar një video me fakte, ku denoncon shumat marramendëse që kanë shpenzuar Kryemadhi me Metën për trajtime estetikel. Të gjithë i mbajnë mend imazhet e tyre shumë vite më parë, por befas çifti u dobësua dhe ndryshuan totalisht. Asnjëherë nuk e kanë pranuar se kanë bërë ndërhyrje, por tani janë zbuluar të dhënat dhe i implikojnë në krim, pasi shumat e shpenzuara nuk i kanë deklaruar. Ligji i detyron t’i deklarojnë, por ata e kanë bërë në sekret të plotë duke përdorur një bankë në Qipro.

Sipas videos në fjalë, Kryemadhi ka bërë shumë trajtime në klinikën “Domus Medica” në San Marino, të cilat janë: Dobësim me metodën NYN; ndërhyrje liposuction; Botox në mollëza; Blefaroplastica; Lifting total; mjek estestist në dispozicion; nutricionist në dispozicion dhe trajner personal në dispozicion.

Më tej bëhet me dije se mjekja që ndjek prej vitesh estetikën e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe vajzës së tyre Bora, është Silva Ruli Shametaj, mjeke në spitalin Casa di Cura Privata di San Marino.

Në video tregohet dhe një postim që ka bërë Kryemadhi vite më parë në Facebook, ku shprehej se Silva Shametaj është mjeke në San Mariono dhe deklaronte se do shumë. Deklaratat e saj faktojnë që mjekja ka ndjekur kirurgjinë plastike të Kryemadhit.

Pjesa më interesante është se i gjithë trajtimi i Monika Kryemadhit ka kushtuar 287.650 euro. Pagesat janë bërë përmes një banke në Qipro drejt spitalit në San Marino.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Nëse shihet dokumenti, Ibani përkon me atë të spitalit Domus Medica dhe derdhja është bërë në emër të Kryemadhit. Këto para nuk janë deklaruar kurrë prej tyre dhe janë një provë e fortë për SPAK-un.

Ndërkohë në video publikohen dhe ndërhyrjet që ka bërë Ilir Meta në spitalin “Goldenes Kreuz” në Vjenë dhe “Domus Medica” në San Marino.

Më konkretisht: Ndërhyrje për dobësim; Bypass gastrik; Liposucion (tërheqje dhjami); Trajtim çdo muaj në spitalin privat në San Marino. Të dhënat e shpenzuar prej tij pritet të publikohen më vonë.

Këto fakte duhet të jenë një kambanë alarmi për SPAK, pasi tregojnë se si çifti në fjalë kanë shpenzuar qindra mijëra euro për të ndryshuar imazhin e tyre, me para të grabitura nga shqiptarët. /Pamfleti


smile

Kryesore estetike Kryemadhi Meta Para