Aktualitet 1 Shkurt 2022, 12:21

Dokumenti/  “Foltorja” në ‘çadrën’ e LSI, fundi i turpshëm i Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/  “Foltorja” në ‘çadrën’ e LSI, fundi i turpshëm i Sali Berishës

Me këtë lëvizje i ashtuquajturi “Shtëpia e Lirisë” do të marrë përjetësisht emrin “Bunkeri i “non gratave” dhe ky është fillimi i fundit të kastës politike 30 vjeçare. Komunisti Sali Berisha kthehet në origjinë…

Lëvizja antiamerikane e Sali Berishës dhe beteja për rrëzimin e Lulzim Bashës ka përfunduar zyrtarisht me strehimin nën çadrën e partisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Askush nuk mund ta kishte imagjinuar një fund të tillë kaq të turpshëm dhe poshtërues të njeriut që drejtoi për 22 vite partinë Demokratike dhe që pretendon se solli demokracinë në Shqipëri.

Edhe kundërshtari më optimist nuk mund ta kishte ëndërruar një fund kaq degradues për Sali Berishën, i cili ka gjetur strehë politike tek njeriu, të cilin e ka akuzuar për vrasje në Malin me Gropa, për vjedhjen e Floririt, për porosinë e eliminimit të deputetëve, për trafik droge, pastrim parash dhe vepra të tjera nga më të rëndat.

Lideri i demokratëve ka vendosur ta strehojë “Foltore”-n antiamerikane nën logon e LSI që është stema më përfaqësuese e krimit dhe e korrupsionit në Shqipëri.

Vetë Sali Berisha ka dorëzuar në kancelaritë Europiane 30 dosje voluminoze për veprimtarinë kriminale të Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit ndërsa sot është bashkuar me to në bunkerin antiamerikan.

Me shkarkimin e Ilir Metës nga Gjykata Kushtetuese, SHBA do ta shpallë “non grata” edhe don Ilir Metën si aleatin e tij Sali Berishën. Me këtë lëvizje e ashtuquajtura “Shtëpia e Lirisë” do të marrë përjetësisht emrin “Bunkeri i “non gratave” dhe ky është fillimi i fundit të kastës politike 30 vjeçare. Komunisti Sali Berisha kthehet në origjinë. Meta dhe Berisha synojnë që të ngrejnë një parti “sovraniste” në Shqipëri por që në fakt e gjitha kjo është një lëvizje antiamerikane ku do të bashkohen të gjithë ish- ministrat dhe drejtorët e korruptuar, trafikantë dhe vrasës, nga frika e veprimit të SPAK/ Pamfleti

Kryesore #“Foltorja” në ‘çadrën’ e LSI #fundi i turpshëm i Sali Berishës Dokumenti