alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

 Dokumenti / Gjin Gjoni në vilën nr. 69 në Farkë, mashtroi prokurinë për t’i mbyllur dosjen, deklaroi se kishte hequr dorë nga rezidenca se nuk kishte para! Kur do arrestohet?

17/03/2021, 10:42
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
 Dokumenti / Gjin Gjoni në vilën nr. 69 në Farkë, mashtroi prokurinë për t'i mbyllur dosjen, deklaroi se kishte hequr dorë nga rezidenca se nuk kishte para! Kur do arrestohet?

 Dokumenti / Gjin Gjoni në vilën nr. 69 në Farkë, mashtroi prokurinë për t'i mbyllur dosjen, deklaroi se kishte hequr dorë nga rezidenca se nuk kishte para! Kur do arrestohet?

Disa prova që duhet të vënë në lëvizje SPAK, Gjin Gjoni po shijon paratë e pista pas largimit nga drejtësia, madje është bërë edhe avokat, hetimi dhe ndëshkimi i tij kërkesë e Brukselit. Si ia mbathi nga sistemi për të shijuar pasurinë përrallore

Gjin Gjon, simbol i drejtësisë plepiste që ngriti Sali Berisha, duket se ka mashtruar prokurorinë në lidhje me një vilë me vlerë 700 mijë euro në Farkë, ku janë grupuar pasanikët dhe oligarkët e Tiranës. Në këtë dokument të vitit 2020, Gjin Gjoni deklaron se banon në vilën numër 69, në kompleksin e pasanikëve Rolling Hills, pikërisht në Farkë të Tiranës.


-Lexo edhe:

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

Në vitin 2014, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi Gjin Gjonin në prokurori për pastrim parash, mashtrim me pasurinë, falsifikim dokumentesh, fshehje pasurie etj. Përpos të tjerave, ILDKPKI e akuzonte gjyqtarin Gjin Gjoni se nuk mbulonte me para të ligjshme blerjen e një rezidence me vlerë 700 mijë euro në Farkë, tek zona e pasanikëve, pasi siç dihet Gjin Gjoni ka hyrë në drejtësi me asnjë pasuri. Vilën Gjin Gjoni e ka blerë në vitin 2012. Po këtë vit ka blerë edhe një dyqan me vlerë 150 mijë euro, së bashku me bashkëshorten Elona Çaushi, të cilën duket se e ka përdorur për pastrimin e parave të korrupsionit që ka bërë si gjyqtar.

Prokuroria e mori në pyetje Gjin Gjonin, për këtë pasuri. Gjyqtari e sabotoi hetimin e prokurorisë me procedura, ndërsa për vilën ka deklaruar se e ka zgjidhur kontratën e blerjes, pasi nuk e përballonte dot dhe se nuk i përlqente çmimi.

Këtu ka një paradoks, pasi Gjin Gjoni çmimin e dinte dhe nuk ka sens mungesa e pëlqimit më pas. Nëse nuk i pëlqente çmimi, nuk kishte pse lidhte kontratë. Prokuroria nuk ka arritur të thellohet më tej për ta përballur Gjin Gjonin me prova, duke nxjerrë në pah mashtrimin e tij banal. Nga ana tjetër, deri në vitin 2014, Gjin Gjoni kishte një pasuri të paligjshme me vlerë mbi 2 milionë euro, pa llogaritur pasuritë e tjera që mund të ketë kamufluar.

Në prokurori Gjin Gjoni ka delaruar se “Nga shqyrtimi i kësaj kontrate rezulton se është e vërtetë që në pikën 2.2 të saj thuhet se kësti i parë prej 90 000 euro dhe shuma prej 1 498 euro për sistemin e vaditjes duhej të paguheshin në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate, por në realitet në marrëveshje midis palëve kjo shumë nuk është paguar, pasi si palë në këtë veprim kemi qenë në proces negociatash të vazhdueshme për madhësinë dhe çmimin e kësaj vile, sepse nisur nga kushtet kontraktuale kemi qenë në pamundësi reale për përmbushjen e tyre. Pasja e një kontrate sipërmarrjeje midis dy palëve nuk do të thotë kurrsesi edhe respektim i pagimit të këtyre kësteve, pasi kjo varet nga mundësia financiare dhe marrëveshja me palën tjetër dhe nga mundësia e ndryshimit të termave kontraktore në çdo kohë, si dhe ka ndodhur në rastin konkret…. Për sa thashë nuk ka elemente të fshehjes së të ardhurave në këtë deklarim, aq më pak të kryer në bashkëpunim, bazuar në argumentet që citova. Këtu nuk ka vepër penale të konsumuar. Kontrata me vlerë 700 000 euro është zgjidhur duke u anuluar me kontratën e dytë të lidhur pas saj. Zgjidhja e kontratës është bërë për shkak të mospëlqimit të çmimit”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Po çfarë ka ndodhur sot me këtë vilë?

A jeton Gjin Gjoni në të njëjtën vilë, për të cilën thoshte se kishte prishur kontratën e blerjes?

SPAK mund ta verifikojë lehtësisht. Gjin Gjoni hyn dhe del në vilë. Ka prova të pafundme për të zbuluar të vërtetën. Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia në korrik të vitit 2020, pasi iu ngushtua laku i Vetingut. Nuk kishte asnjë shans për të justifikuar pasurinë përrallore që ka bërë me çekiçin e korrupsionit, duke liruar bosët e drogës nga burgu. Fillimisht Gjin Gjoni tha se po jepte dorëheqjen sepse Vetingu sipas tij ishte politik. Më pas tha se Partia Demokratike e kishte propozuar për deputet. Më tej u përfol se do ta kandidonte Ilir Meta. Por as PD dhe as LSI nuk guxuan ta kandidonin për shkak të presionit ndërkombëtar. Në fund Gjin Gjoni u bë avokat në tetor të vitit 2020, disa muaj pasi ia mbathi nga drejtësia.

Në vitin 2018, me anë të Ilir Metës, Gjin Gjoni mori një leje dyvjeçare prindërore në KLD, lëvizje e cila u lexua si manovêr për t’i shpëtuar Vetingut. Pati një mesazh të fortë nga Ambasada Amerikane në Tiranë që askush të mos i ikë Vetingut, ndërsa vetë Gjin Gjoni tha se do përballej. Por, nuk ndodhi ashtu. Sapo i mbaroi leja prindërore, leje të cilën e shfrytëzojnë për të mbajtur me vendime korruptive gjyqtarësh biznesin e gruas në Rinas (hapsirat Dyty Free), ia mbathi nga drejtësia.

Sot Gjin Gjoni, simbol i mosndëshkimit, po shijon paratë e pista dhe mund të kthehet në drejtësi si avokat. Gjin Gjoni sot është një shembull ulëritës se pse Bashkimi Evropian nuk e pranon Shqipërinë. Dhe një nga kushtet e integrimit është hetimi, ndjekja penale, dënimi dhe sekustrimi i pasurive dhe parave të pista të ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar./Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?
Kryesore

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj
Anti-Mafia

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42
Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg
Anti-Mafia

Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

29/06/2022, 10:27
7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës
Editorial

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

29/06/2022, 10:09
Presidenti Biden, në qendër, me liderët e tjerë të Grupit 7 në Elmau, Gjermani, 28 qershor 2022
Bota

Europa ka një problem me Amerikën

29/06/2022, 9:36
A të kemi frikë pas datës 7 dhe 24?… Po.
Editorial

A të kemi frikë pas datës 7 dhe 24?… Po.

29/06/2022, 8:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Ruani marmitat e makinave, metali i tyre vlen më shumë se floriri, investigimi i ‘Daily Mail’

Basha thumbon Ramën nga Vlora, lavdëron Bujar Leskajn: Nëse do ta kishte PS, do ta klononte 12 herë

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Biden takon Stoltenberg para samitit: Nato është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

Biden takon Stoltenberg para samitit: Nato është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

29/06/2022, 10:58
Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42

Reforma Territoriale, Komisioni i Posaçëm cakton ekspertët nga PD dhe PS

29/06/2022, 10:39
Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

29/06/2022, 10:27

Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim biznesmeni nga Durrësi

29/06/2022, 10:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In