Anti-Mafia10 Dhjetor 2018, 17:24

Dokumenti/ Kompania fantazmë “DH Albania” ka marrë në shtator një tjetër tender 12 milion USD te energjia, Rama e Gjikn

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Kompania fantazmë “DH Albania” ka marrë në shtator një tjetër tender 12 milion USD te energjia, Rama e Gjiknuri, “dashuri” të pakthyeshme me Bashkim Ulajn

Rasti i mashtrimit të madh 20 milionë dollarësh te “Unaza e Madhe”, realizuar nga Bashkim Ulaj përmes një 20 vjeçari që përfaqëson “DH Albania”, filial i kompanisë amerikane “Dunvell Haberman”, nuk është i vetmi. Ai ka fituar dhe një tender tjetër të këtyre përmasave në shtator 2018 nga OST e drejtuar nga Klodian Gradeci, “zar” i Gjiknurit, me një vlerë prej mbi 1.2 miliardë lekë, ose 12 milionë dollarë, gati sa fondi limit. Pasi janë kërcënuar dhe përzënë kompanitë e tjera, “Argus Power” ka paraqitur një ofertë ekonomike zero, i njëjti standard si tek “Unaza” që të fitonte Ulaj. Rama e Gjiknuri nuk duhet të bëjnë të paditurin për këto mashtrime, por duhet të shkojnë para drejtësinë sa më parë, që shqiptarët të kursehen më tej nga këto vjedhje monstruoze


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Edi Rama është në qendër të goditjes së madhe nga të gjitha anët për shkak se me dëshirën dhe nën diktatin e tij, e ka nxjerrë shtetin dhe ekonominë shqiptare jashtë kontrollit.

Eshtë një “operacion” i ndërmarrë nga vetë kryeministri dhe klientela e tij e ngushtë e oligarkëve, thjeshtë dhe vetëm për të krijuar një situatë të tillë pa shtet, për të rrjepur të gjitha paratë e qytetarëve shqiptarë dhe pasuritë e vendit.

Rasti i mashtrimit të madh me 20 milionë dollarë tek “Unaza e Madhe”, realizuar nga Bashkim Ulaj përmes një 20 vjeçari që përfaqëson “DH Albania”, filial i kompanisë amerikane “Dunvell Haberman” për të përfituar këtë tender, nuk është i vetmi me sa duket.

Bëhet me dije se “DH Albania” ka fituar dhe një tender tjetër të këtyre përmasave monetare në shtator 2018 nga OST, për të gjithë ata që nuk e kuptojnë quhet Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë, me një vlerë prej mbi 1.2 miliardë lekësh, ose 12 milionë dollarësh.

Ka ndodhur e njëjta skemë që është realizuar dhe tek “Unaza e Re”, ku janë paraqitur 2 kompani, njëra “DH Albania”, filial i kompanisë amerikane “Dunvell Haberman” prapa të cilës qëndron Bashkim Ulaj i “Gener2” dhe tjetra “Argus Power” sh.p.k.

“DH Albania” ka paraqitur oferën ekonomike prej mbi 1.2 miliardë lekë, ndërkohë që oferta ekonomike e kompanisë tjetër ka qënë zero lekë. Mot a mot, e njëjta skemë si tenderi i “Unazës”.

Oferta e paraqitur nga ana e “DH Albania” prapa të cilës qëndron Bashkim Ulaj ka qënë thuajse e njëjtë me fondin limit të paraqitur nga ana e OST me firmën e drejtor Klodian Gradecit, një “zar” i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe “pordhë e madhe” për vartësit dhe hallexhinjtë.

Për pasojë, duke qënë se konkurronte përballë një firme që nuk ofronte asnjë ofertë ekonomike, një rast i dëgjuar vetëm nën qeverisjen e Edi Ramës ky dhe të zbardhur publikisht për tenderin e “Unazës” dhe tashmë të OST të Gradecit të Gjiknurit, “DH Albania” e Ulajt fiton tenderin prej 12 milionë dollarësh për linjat e Transmetimit.

Ky është skandali më i ri i Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me kompaninë “DH Albania”, prapa të cilës qëndron Bashkim Ulaj dhe që në shtator 2018 fiton një tender nga OST, Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Ky tender i është dhënë kësaj kompanie fantazëm nga administratori i OST-së, Klodian Gradeci, i cili është një levë e Damian Gjiknurit, ndërkohë që kompanitë e tjera përmes kërcënimit janë përzënë nga gara, duke pranuar vetëm kompaninë “Argus Power” sh.p.k që do të jepte ofertë zero lekë, për të mos rrezikuar paratë e Ulajt.

“Ju keni të drejtë pasi pas tyre qëndron “Gener 2” me Bashkim Ulajn. Mund ta vertetoni nga Buletini i APP Nr. 40. Siç e shikoni, vlera me të cilën e ka marrë tenderin është gati sa fondi limit dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtar, pasi e vetmja firmë tjetër që ka marrë pjesë nuk ka paraqitur ofertë ekonomike me dokumente zyrtarisht.

U është bërë presion kompanive të tjera që të mos marrin pjesë”, shkruan për “PAMFLETI” një punonjës brenda OST që e di në mënyrë të detajuar gjithë procesin e tenderimit dhe të largimit të rivalëve të Ulajt.

Parë këtë fakt më të fundit, ajo që mund të themi është se, procedura e marrjes së tenderave me vlerë miliona dollarë pa rivalë nga ana e Bashkim Ulajt, nuk është thjeshtë një mashtrim që i është bërë Gjiknurit dhe zarave të tij nëpër drejtoritë e rëndësishme, por është një standard i krijuar me dijeninë e tij dhe të Ramës për të vjedhur dhe pastruar para.

Ndaj nuk duhet të bëjnë të paditurin për këto mashtrime, por duhet të shkojnë para drejtësinë sa më parë, që shqiptarët të kursehen më tej nga këto vjedhje monstruoze.

Për të qënë korrektë si gjithnjë, “PAMFLETI” po boton dokumentin e plotë të OST për fituesin./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia “dashuri” të pakthyeshme me Bashkim Ulajn Dokumenti ka marrë në shtator një tjetër tender 12 milion USD te energjia Kompania fantazmë “DH Albania” Rama e Gjiknuri