alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

 “Don”  Veliaj i Tiranës, si kopje e “Don” Vito Ciancimino të Palermos  

20/11/2021, 14:52
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
 “Don”  Veliaj i Tiranës, si kopje e “Don” Vito Ciancimino të Palermos  

 “Don”  Veliaj i Tiranës, si kopje e “Don” Vito Ciancimino të Palermos  

 Bosët e grupit “Ndraghet’a”, pazaret me kryebashkiakun e Tiranës, i bënë për pastrim miliardash me ndërtim kullash e resortesh, ndërkohë që pas atyre pazarave në Tiranë u dhanë 27 leje për kulla mbi 25 kate, për komplekse pallatesh dhe u dhuruan 437 mijë m2 troje e objekte pronë shteti, për trafikantë kokaine e prostitucioni, të tjetërsuar në biznesmenë ndërtimi, transportesh, ushqimesh, ilacesh, pastrimi, gazi mjekësor e fermash blegtorale, tipikisht  siç kishin kërkuar bosët e “Ndraghet’a-s”

Skandali “Rezart Taçi”, me transfertë 18 milionë Euro të eksponenteve të një grupi mafioz italian, përforcon faktin se Shqipëria është “lavatriçe ndërkombëtare”, për të pastruar të ardhurat nga aktivitetet kriminale, me tranzitim tranfertash e investimesh.


-Lexo edhe:

Pse Sali Berisha nuk ka qenë kurrë te varri i Havzi Nelës dhe si po shkel mbi gjakun e tij?!

“Jam çun i Pazarit të Ri, i bie më të fortit”/ Meta kërcënon Ramën për dosjen e Sigurimit: Nuk porosis unë njerëz, do të thyej vetë në mes

Kjo skemë nuk bëhet me forcë, por me llogari bankare 48 orëshe dhe me sigurinë që u japin sekserët qeveritarë të lartë.

Pas Erjon Veliajt me grupin “Ndraghet’a”, Rezart Taçi e Francesco Zummo janë rasti i dytë brenda vitit 2021, që konfirmon se mafia italiane ka lidhje interesash me pushtetarët shqiptarë, për pastrim parash me transferta, hapje biznesesh shërbimi e ndërtime.

Krahasuar profilet, mund të thuhet, se kryebashkiaku Erjon Veliaj ka profilin e ish-kryebashkiakut mafioz të Palermos, “Don” Vito Ciancimino, i cili ishte pjesë aktive mbështetëse dhe financiare e bosit Francesco Zummo të grupit mafioz “Cosa Nostra”.

Dhe “Don” Erjon Veliaj i Tiranës, ashtu si “Don” Vito Ciancimino i Palermos, ka të njëjtën skemë mashtrimi, falsifkimi, kanalizmi dhe përqendrimi mafioz të fondeve dhe pasurive publike, në disa duar personash që kontrollohen prej tij.

Në pozicionin që kryebashkiaku “Don” Vito Ciancimino i Palermos ka qenë me grupin “Cosa Nostra”; është dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, me grupin “Ndraghet’a” dhe me biznesmenë trafikantë e vrasës në Shqipëri, të cilëve u jep tendera, koncesione, troje e leje ndërtimi.

Mafiozi “Don” Vito i Palermos, ishte kapur për fyti nga bosët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli etj., të cilët administronin financiat dhe pasuritë e Bashkisë.

Ndërsa “Don” Erjon Veliaj i Tiranës, është kapur nga ndërtuesit trafikantë kokaine Shkëlqim Fusha, Bashkim Ulaj, Armand Lilo, Shkëlqim Kupa, Fatmir Kuçi e Mihal Delijorgji, dhe nga ndërtuesit “lavatriçe” Pëllumb Salillari, Sadri Abazi, Gentian Sulaj, Milo Gjikuria etj. etj.

Ashtu si “Don” Vito Ciancimino i Palermos, dhe “Don” Erjon Veliaj i Tiranës, i ka krijuar anëtarëve të grupit mafioz të njohur si oligarkë, mundësi për vjedhje e pastrim parash, zona ndërtimi, transaksione me cikël të mbyllur brenda Bashkisë dhe investime në çdo sektor.

Psh., bosët e “Ndraghet’a”, në bisedat me Erjon Veliajn, i kanë kërkuar të bënin pastrim miliardash me kulla, resorte, investime e shërbime publike, blerje pronash, tendera e koncesione.

Pas atyre pazarave, nga qershori 2017 deri më 30 qershor 2021, Erjon Veliaj i ka dhënë trafikantëve, licensa e leje ndërtimi për 27 kulla nga 25 kate të lartë, ka dhënë leje për 2 kulla 85 e 100 metër të larta, ka dhënë leje ndërtimi për 13 komplekse pallatesh mbi 12-15 kate.

Vetëm gjatë viteve 2018-2020, këtyre trafikantëve me maskë biznesmeni e firma “bija” të kompanive mafioze offshore, Don Erjon Veliaj u ka dhënë 65 milionë Euro tendera e koncesione, 18 leje resortesh në parqet kombëtare dhe 437 mijë m2 troje e objekte pronë shteti.

Me menaxhim të Erjon Veliajt dhe leje të “Kubesë” Edi  Rama, grupi “Ndraghet’a” është prezent me pastrimin e parave, duke bërë investime publike private, të përfaqësuara nga trafikantë kokaine e prostitucioni, të tjetërsuar në biznesmenë ndërtimi, transportesh, ushqimesh, ilaçesh, pastrimi, gazi mjekësor  e fermash blegtorale, tipike siç kishin kërkuar bosët e “Ndraghet’a”.

Edhe SPAK ka indicie,  prova e emra konkret, se bosët e “Ndragheta” Antonio Gallo, Saverio Brutto, Besnik Halili etj., qëndrojnë pas kullave me financim 40-50 milionë Euro si ajo te Sahati dhe ish-Ekspozita “Shqipëria Sot” në Tiranë, si dhe te 8 resorte në Lalz e Himarë./Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Pse Sali Berisha nuk ka qenë kurrë te varri i Havzi Nelës dhe si po shkel mbi gjakun e tij?!

10/08/2022, 21:20
Kryesore

“Jam çun i Pazarit të Ri, i bie më të fortit”/ Meta kërcënon Ramën për dosjen e Sigurimit: Nuk porosis unë njerëz, do të thyej vetë në mes

10/08/2022, 19:35
Aktualitet

Arjan Tase milioner, Ngjela: Tregon qartë bashkëpunimin e policisë me krimin, do shtrihen hetimet apo do të jetë rast i izoluar?

10/08/2022, 18:27
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Si u eliminuan dëshmitarët e aferave të Metës e Berishës: nga Trebicka e Remzi Hoxha, te Qazim Tepshi, Zamir Stefani e Belegu

10/08/2022, 18:08
Bota

Trump thirret në prokurori pas bastisjes së banesës, përdor Amendamentin e Pestë për të shmangur marrjen në pyetje

10/08/2022, 17:28
Kryesore

Shqiptarët paskan folur kot, Bledi Çuçi prej 10 ditësh me pushime; tragjedia e Himarës nuk e ngriti nga shezlloni

10/08/2022, 16:12
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

OBSH ngre shqetësimin për përhapjen e koronavirusit në Evropë: Mund të regjistrohen deri në 500 mijë vdekje

Presidenti Vuçiç do të dekorohet me “Çelësin e Qytetit të Mitrovicës” nga serbët

Lajmi i Dites

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

10/08/2022, 10:56

Lajmet e fundit

Kosova dhe dialogu, temë e nxehtë në Parlamentin e Serbisë

10/08/2022, 22:35

Pasi Kumbaro “rrëmbeu” pushuesit nga Greqia, Rama shkon në tjetër nivel: Tirana e dyta në Mesdhe për vizitorë, na i kalon vetëm Antalia

10/08/2022, 22:28
“Ul pagën k...ë”, tifozët e Barcelonës i dalin para makinës dhe ofendojnë rëndë Frenki de Jong (Video)

“Ul pagën k…ë”, tifozët e Barcelonës i dalin para makinës dhe ofendojnë rëndë Frenki de Jong (Video)

10/08/2022, 22:27

Kurti dhe Vuçiç afër një marrëveshje të re, zbardhen detajet e takimit të 18 gushtit

10/08/2022, 22:27

E dërguara e Trump reagon pas bastisjes së banesës: Biden përdor FBI për të sulmuar kundërshtarët, të njëjtën gjë bëri me Berishën

10/08/2022, 22:14

Jeta luksoze e Kim Jong-un, super jahti i diktatorit korean shfaqet pranë mega-rezidencës në ishullin privat

10/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In