Aktualitet14 Shtator 2018, 08:29

Donald Lu flet me emra në intervistën e fundit si ambasador, tregon ‘peshkun e madh’ që ka kërcënuar gjyqtarë

Shkruar nga Pamfleti
Donald Lu flet me emra në intervistën e fundit si ambasador, tregon

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka bërë deklarata të forta në intervistën e tij të fundit si kryediplomat amerikan në vendin tonë. Ashtu si herë te tjera, edhe mbrëmjen e kaluar, Donald Lu ka folur me emra mbi botën e krimit, duke drejtuar gishtin drejt Emiljano Shullazit.

Në emisionin “Real Story”, Lu ka përsëritur apelin e tij për moskapjen e “peshqve të mëdhenj”. Lu ka thënë se i akuzuari si kreu i një grupi të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë.

“Jam i skandalizuar që ende nuk është kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu. Jam i skandalizuar që Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”, është shprehur kryediplomati amerikan, Donald Lu.

Aktualitet Donald Lu Emiljano Shullazi gjyqtarët