Aktualitet18 Shtator 2018, 12:26

Donald Lu fut në ‘shina’ Reformën në Drejtësi, hidhet një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e saj

Shkruar nga Pamfleti
Donald Lu fut në ‘shina’ Reformën në Drejtësi,

Donald Lu fut në 'shina' Reformën në Drejtësi, hidhet një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e saj

Reforma në Drejtësi është furtur në shinat e zbatimit të saj, falë ndërhyrjes së fortë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Pas thirrjeve të forta të kryediplomatit ameriakn për të zgjidhur ngërçin me institucionet e reja, sot, Komisioni i Ligjeve ka aprovuar listën me 9 kandidatët që do t’i dërgohen Kuvendit për votim, nga të cilët 5 prej tyre do zgjidhen anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të reformës në drejtësi.

Sipas Komisionit të Ligjeve 9 anëtarët përmbushin kriteret formale, ndërsa do jetë Kuvendi ai që do përzgjedhë në seancën e nesërme vetëm 5 prej tyre. Lista prej nëntë kandidatëve përbëhet nga figura që vijnë nga fusha e avokatisë, si dhe nga bota akademike. Komisioni i Ligjeve duhet t’i dërgonte Kuvendit një listë me jo më pak se shtatë kandidatë sipas procedurës.

Emrat e kandidatëve që i kalojnë Kuvendit:

Artan Spahiu

Gëzim Allaraj

Ilir Kadiu

Irna Milo

Lindita Rusmajli

Sajmir Sheri

Sajmir Vishaj

Andi Murataj

Suzana Pasha

Aktualitet Donald Lu keshilli mbikeqyres Reforma në Drejtësi