Politike17 Shtator 2018, 18:42

Donald Lu i çon Xhafajt listën e kriminelëve që duhen kapur, i ‘tërheq veshin’ për një çështje të rëndës

Shkruar nga Pamfleti
Donald Lu i çon Xhafajt listën e kriminelëve që duhen

Donald Lu i çon Xhafajt listën e kriminelëve që duhen kapur, i 'tërheq veshin' për një çështje të rëndësishme

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar sot takimin e lamtumirës me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, teksa ky i fundit do të largohet nga Shqipëria, pasi i mbaron mandati. Ministri Xhafaj ka qenë shënjestra kyresore e sulmeve të kryediplomatit amerikan, i cili ka bërë herë pas here thirrje të forta për goditjen e krimit në vend, duke folur dhe me emra rreth botës së krimit.

Sot, Lu i ka shkuar në zyrë ministrit Xhafaj, duke i dhënë mesazhet e fundit, si dhe duke i lënë mbi tavolinë emrat e të gjithë ‘kokave’ të krimit, që duhen kapur dhe vënë para drejtësisë. Nga ana e tij, Xhafaj ka zbardhur një pjesë të bisedës me ambasadorin, ku ndër të tjera tregon se kryediplomati amerikan i ka ‘tërhequr veshin’ për zbatimin e ligjit dhe forcimin e mëtejshëm te bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese tona.

“Sot përshëndeta një mik e bashkëpunëtor të përzemërt, timin e të vendit. I urova Ambasadorit Lu një vazhdim të mbarë në detyrën e re që e pret, si dhe i shpreha një falënderim të sinqertë për mbështetjen dhe praninë e palodhur në gjithë punët e mira që kemi bërë në këto vite. Merita e veçantë e Donald Lu-së në promovimin e disa prej reformave më të rëndësishme të vendit mbetet e padiskutueshme. Mirënjohja ime i shkon veçanërisht vendosmërisë së tij për t’i ndenjur në krah Reformës në Drejtësi, si dhe Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit. Po sot, i urova mirëseardhjen zv.Ambasadores se re Leyla Moses-Ones, e cila shoqëronte Ambasadorin Lu. Një bisedë shumë e frytshme, ku diskutuam çështje me interes te dyanshëm në fushën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e mëtejshëm te bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese tona”, është shprehur Xhafaj.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti. Donald Lu do të largohet nga Shqipëria pasi i përfundoi mandati, ndërsa në vendin e tij pritet që të vijë Kathleen Ann Kavalec.

Politike Donald Lu Fatmir Xhafaj takimi i lamtumires