Politike 4 Tetor 2022, 22:25

Donald Lu kërkoi të arrestohej, Meta: Nëse amerikanët do kenë një problem me mua, do nisem drejt SHBA me paratë e mia

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është shprehur mbrëmjen e sotme se kurdo që SHBA-të të kenë probleme me të, ai është i gatshëm të udhëtojë vetë drejt Amerikës, madje me shpenzimet e veta.

Kurdo që të ketë një problem me mua, unë do iki atje, madje me shpenzimet e mia. Në Amerikë jam më i sigurt se në Shqipëri sepse është vend më demokratik”, u shpreh Meta në emisionin “A Show”.

Gazetari i kujtoi raportet me ish-ambasadorin Donald Lu. Ky i fundit i kërkoi Adriatik Llallës që të arrestohej Ilir Meta. I pyetur mbi këto qëndrime të ambasadorit, meta tha:

Nuk besoj se SHBA apo ndonjë ambasador ka pasur apo ka ndonjë problem me mua. Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara  ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike.

Unë i referohem raportit tim me SHBA. Pse ka qenë i shkëlqyer? Sepse unë kam qenë i vërtetë në raportin me SHBA dhe gjithmonë qëndrimet e mia nuk kanë cenuar interesat strategjike të SHBA”.

Politike Donald Lu Meta SHBA