
Donald Lu në luftë me Ramën, Bashën dhe drejtësinë e korruptuar për të mbyllur në burg Shullazin
Ndonëse procesi për dënimin e tij po zvarritet prej më shumë se dy vitesh, ku grupe të fuqishme të biznesmenit dhe vetë krerët më të lartë të politikës po tentojnë me çdo kusht të ‘shkrumbojnë’ një ndër dosjet më të nxehta të drejtësisë, lirimi i Shullazit duket i pamundur, për sa kohë çështja do të monitorohet nga gardiani ‘i hekurt’ i SHBA
Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i larguar pak ditë më parë nga Shqipëria, do të mbahet mend si tmerri i politikanëve të inkriminuar e të korruptuar dhe i bandave kriminale. Ndonëse tashmë ka ikur nga vendi ynë, Donald Lu vijojnë të qëndrojë si hije në mendjen e krerëve më të lartë të shtetit dhe kriminelëve.
Kryediplomati amerikan i shpalli luftë krimit të organizuar dhe politikanëve të lidhur me të, duke krijuar një front të fuqishëm opozitar, para të cilit do të gjunjëzohen pak nga pak të gjithë, që nga politikanët e deri te kriminelët, të quajtur nga Lu si “peshqit e mëdhenj”.
Donald Lu ka guxuar shpesh të flasë me emra dhe t’ua përplasë në fytyrë politikanëve, se cilët janë “peshqit e mëdhenj” që duhen arrestuar një orë e më parë. Por, neglizhenca e krerëve të lartë shqiptarë bëri që Donald Lu të angazhohet personalisht në goditjen e krimit, duke ju shpallur luftë edhe vetë politikanëve.
Prej kohësh, “dora e hekurt’ amerikane po godet me themel “kokat” e krimit të piketuara prej ambasadorit, duke zhvilluar paralelisht një luftë të ashpër me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe të gjithë drejtuesit e korruptuar të drejtësisë së kalbur, të cilët mbrojnë me çdo kusht kriminelët dhe lirinë e tyre.
Emri që po shkërmoq drejtësinë shqiptare ditët e fundit është ai i Emiljano Shullazit, “peshkut të madh” të shigjetuar nga Lu-ja dhe që falë këtij të fundit ‘koka’ e bandës së rrezikshme vijon të kalbet në burg.
Ndonëse procesi për dënimin e tij po zvarritet prej më shumë se dy vitesh, ku grupe të fuqishme të biznesmenit dhe vetë krerët më të lartë të politikës po tentojnë me çdo kusht të ‘shkrumbojnë’ një ndër dosjet më të nxehta të drejtësisë, lirimi i Shullazit duket i pamundur, për sa kohë çështja do të monitorohet nga gardiani ‘i hekurt’ i SHBA. Donald Lu pritet t’i japë një grusht të fortë politikanëve të korruptuar shqiptarë, duke rrëzuar gjithë piramidën e korruptuar, që nis me kryeministrin Rama e vijon me të tjerët poshtë tij.
Lu e ka përmendur emrin e Shullazit disa herë, kur ishte në krye të detyrës në Tiranë, duke ju bërë thirrje politikanëve e drejtësisë ta arrestonin e ta dënonin, por tashmë ka marrë frenat e kësaj çështjeje në dorë. Edhe në ditët e fundit para mbarimit të mandatit, Donald Lu paralajmëroi për luftën që do t’i shpallte hapur Ramës, Bashës e të tjerë zyrtarëve të korruptuar lidhur me burgimin e Shullazit, teksa tha se ishte skandalizuar nga pushteti që gëzon ky i fundit, teksa kishte shantazhuar e kërcënuar gjyqtarë e prokurorë.
Lufta e ashpër kundër korrupsionit padyshim që do të fitohet nga njeriu i SHBA, i cili do t’i japë goditjen finale korrupsionit në fushëbetejë, duke shfarosur me themel këtë ‘kërmë’ të shqiptarëve, që ju ka pirë gjakun në këto 28 vite demokraci./Pamfleti