Aktualitet13 Shtator 2018, 14:24

Donald Lu u angazhua personalisht për të zgjidhur ngërçin, brenda pak ditësh merr drejtim çështja e KLGJ

Shkruar nga Pamfleti
Donald Lu u angazhua personalisht për të zgjidhur ngërçin,

Vetëm pak kohë pas thirrjes së fortë të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, për të zgjidhur ngërçin në gjyqësor, duket se çështja ka marrë drejtim. Sot Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve gjyqtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhej në thirrjen e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë.

Ndërkohë, sot është publikuar lista e kandidatëve për KLGJ

Nga Gjykata e Lartë:

Nga Gjykatat e Apeleve:

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Aktualitet Donald Lu KLGJ sistemi i Drejtësisë