Aktualitet10 Maj 2018, 12:03

Donald Lu “zbërthen” ish ministrin e LSI, Manjani, është rrëfyer për Klemend Balilin e Metën që e urdhëroi ta shpët

Shkruar nga Pamfleti

Donald Lu “zbërthen” ish ministrin e LSI, Manjani, është rrëfyer për Klemend Balilin e Metën që e urdhëroi ta shpëtonte dhe pritet arrestimi i shpejtë i tij?!

Pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe arrestimit të trafikantit të 613 kilogramë kokainë të sekuestruar në Durrës Arbër Kuliçi-Çekaj në Gjermani, duket se radha i ka ardhur supertrafikantit të drogës Klemend Balili.

“Eskobari i Ballkanit”, i njohur si miku i ngushtë i Ilir Metës njëherësh dhe zyrtar i lartë i LSI dhe drejtor rrugësh në emër të LSI në Sarandë, është ka gati një vit në kërkim ndërkombëtar.

Kërkesa për arrestimin e tij ka ardhur nga DEA amerikane e Antidrogës dhe organet ligjzbatuese greke, ndërkohë që ka qënë ish ministri i Drejtësisë përfaqësues i LSI Ylli Manjani ai që vonoi shumë procedurën e përgatitjes së dosjes më saktë përkthimit të saj dhe për pasojë dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Klemend Balilit për trafik droge.

Ylli Manjani nuk veproi në kokë të vet, por ka qënë ish kreu i Kuvendit dhe ish kreu i LSI, aktualisht President i Republikës Ilir Meta ai që ka urdhëruar lehtësimin e punës që Klemend Balili të zhdukej nga qarkullimi dhe të mos binte në dorën e policisë, pasi dinte shumë dhe involvonte gjithë kupolën e LSI në trafik dhe krime.

Pasi dhe vetë Ylli Manjani u akuzua se kishte marrë falas për shërbim ndaj trafikantit të drogës një banesë në kompleksin turistik të Balilëve në Sarandë.

Ka qënë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ai që ka deklaruar se pas arrestimit të “peshkut të madh” të trafikut të drogës Arber Kuliçi-Çekaj në Gjermani dhe të grupit shqiptar të 1 tonë drogë kokainë në Spanjë radha i ka ardhur për arrestim supertrafikantit të drogës Klemend Balili.

Madje Donald Lu teksa përshëndeti largimin e Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe zëvendësimin e tij me kryeprokuroren e Durrësit Donika Prela, deklaroi dje se tashmë shpejtësia dhe efikasiteti i arrestimit të “peshqve të mëdhenj” që mbroheshin nga politika do të ishin pjesë e punës së kësja prokurorie me drejtues të ri.

Në këtë kontekst, nuk ka asgjë të papritur në takimin që ish ministri i Drejtësisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani zhvilloi sot në mëngjes me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi mes tyre është zhvilluar në Hotel Rogner në kryeqytet.

Sipas medias takimi vjen një ditë pasi opozita ka publikuar një dosje të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj të dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge.

Ndërkohë kohët e fundit dhe ish ministri LSI-së Ylli Manjani ka rënë në sy me qëndrimet kritike ndaj Monikës dhe Ilir Metës, çka tregon një gatishmëri të tij për të folur.

Media hedh pyetjen se diçka po ndodh! Dhe vërtetë diçka po ndodh. Të gjithë duan të shpëtojnë sa të munden diçka nga karriera e tyre profesionale, politike por dhe të qëndrojnë jashtë dyerve të burgut.

Pasi situata është vërtetë e rëndë për të gjithë ata që janë përfolur si të implikuar në ngjarje të rënda kriminale deri në trafiqet e drogërave të rënda.

Dhe në këtë kontekst, ndoshta ish ministri i LSI Ylli Manjani po bën përpjekje të rikuperojë diçka nga imazhi i humbur i tij.

Duke mos përjashtuar mundësinë e “zbërdhimit” të tij para ambasadorit amerikan Donald Lu dhe rrëfimit të të gjithë maskarallëqeve që kanë “gëluar” në kupolën e LSI. Dhe pse jo dhe implikimin direkt të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në mbrojtjen e supertrafikantit të drogës Klemend Balili.

Duke treguar madje dhe se kush dha urdhër që ta mbronte deri në përkushtim dhe t’i krijonte lehtësira për t’i shpëtuar policisë dhe arrestimit të sigurtë të tij dhe dërgimit para drejtësisë për t’u përballur me akuzat për trafik droge.

SHBA di gjithçka për fatin e shqiptarëve për njerëzit e krimit në Shqipëri dhe lidhjet e tyre horizontale dhe verikale me mkrimin, dhe me sa duket puna ka filluar mbarë, me “goditjen” në kokë dhe “zbërthimin” e Ylli Manjanit, ish ministrit të Metës.

Të shpresojmë se gjurmët do të çojnë tek Klemend Balili dhe ai të arrestohet, sikurse ka deklaruar dhe ambasadori amerikan Donal Lu, tek i cili tashmë kanë varur shpresat shqiptarët.

Aq më tepër që Donald Lu do të jetë dhe një vit tjetër mbi mandatin si ambasador në Shqipëri./Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore Donald Lu “zbërthen” ish ministrin e LSI është rrëfyer për Klemend Balilin e Metën që e urdhëroi ta shpëtonte Manjani pritet arrestimi i shpejtë i tij?!