Bota 2 Shtator 2022, 21:01

Donald Trump sulmon Biden: Vuan nga demenca, e ka vendin te shtëpitë e të moshuarve

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet konflikti mes Donlad Trump dhe Joe Biden.

Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë deklaroi më herët se mbështetësit e agjendës së Donald Trump “Make America Great Again” (Maga) janë një kërcënim për demokracinë. Për këtë arsye ai u bëri thirrje republikanëve të moderuar që të bashkojnë forcat me demokratët për të mbrojtur demokracinë.

Por ka ardhur dhe reagimi i Trump. Sipas tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara është një i çmendur dhe vuan nga demenca.

Dikush duhet t’ia shpjegojë Joe Biden, ngadalë dhe me pasion se MAGA do të thotë që të bësh Amerikën sërish të madhe.  Nëse nuk do ta bëjë këtë gjë me fjalë, vepra dhe mendime, nuk duhet të përfaqësojë Amerikën”, u shpreh ish presidenti.

Më tej ai vijoi: “Infektimi i dytë e Joe Biden me Covid, ndonjëherë i referuar si Virusi i Kinës, u diagnostikua keq nga mjekët e tij. Ai në vend të kësaj ka demencë, por për fat të mirë po shërohet mirë. Joe po mendon të transferohet, me kohë të pjesshme, në një nga ato shtëpitë e bukura të të moshuarve në Ëisconsin. Shërim të shpejt, Joe!” shtoi ai.

Bota Biden Trump