
Donaldi dhe Romeo prezantojnë motrën dhe vëllain identik me ta
Donaldi dhe Romeo janë dy aktorët binjakët të humorit shumë të dashur për publikun e që ju kanë bërë gjithnjë të qeshni me batutat e tyre. Vëllezërit konkurrojnë këtë sezon në “Dance with me” me partneret përkatëse.
Mirëpo gjatë mbrëmjes së sotme ata kanë zbuluar se kanë edhe një vëlla të vogël. Ai quhet Mario Veshaj dhe nga fotot që ka postuar në Instagram duket identik si dy vëllezërit e tij binjakë.
Me humor Donaldi u shpreh se ka edhe një motër dhe iu drejtua Valbona Selimllarit. “Valbona mbetet motra jonë”, tha ai me humor.