Mbrëmë në Big Brother VIP publiku foli.
Donald Veshaj u zgjodh më i preferuari i publikut dhe Sheila u zgjodh më pak e preferuara, e cila kaloj në nominim.
Ndërsa të nominuarit e tjerë bashkë me Sheilën janë Semi dhe Beniada.
Fifi dhe Semi patën një debat në Big Brother VIP që i shkaktoi kësaj të fundit edhe atak paniku. Fifi po bënte lojë me shkop, Semi nuk e dinte dhe i kërkoi të hiqte shkopin se i shkaktonte ankth, por Fifi ja nxorri para fytyrës dhe Semi shpërtheu në të qara.
Semi madje pati gjithashtu dy atake ankthi brenda spektaklit.
Spektaklin e djeshëm u diskutua pikërisht kjo sekuencë.
Fifi: I kërkova falje se hyri në lojë shëndeti. Po kjo bën skena
Semi: Mos thuaj skena se unë kam prindër atje jashtë dhe më njohin, e dinë se si jam dhe s’ka nevojë të qaj që ta kuptojnë.
Fifi: Jam ndjerë shumë keq, sepse përmende thikat, the ‘do fle me thika’ dhe kjo më ka bërë të më nxjerrin si psikopate, si e sëmurë psiqike, si e dalë nga çmendina.
Semi: Fifi tha se nuk kam qenë afër saj kur isha keq, kjo nuk është e vërtetë.
Balina dha opinionin e saj dhe u shpreh se si banorët nuk mbajtën qëndrim ndaj lojës e të mbronin Semin.
Dalina Buzi, e ftuar mbrëmë tha se Semi duhet të pyesë veten a e përballon dot apo jo, se pati atak ankthi dy herë brenda natës.
Ndërsa psikologia e ftuar, Sonila Meçaj tha se njerëzit kanë tendencën ta minimizojnë çështjen e shëndetit mendor dhe tha se vuajtja e Semit nuk prek askënd, ama mënyra se si po reagon Fifi cënon dhe të tjerët.
Ndërsa pas vizitës së babait të Fifit, banorët u prekën me mesazhin e tij dhe e para që u ngrit për ta përqafuar ishte pikërisht Semi.