Kosova 8 Nëntor 2022, 18:56

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Karen Donfried, ka thënë se administrata Biden ishte për shtyrje të plotë të vendimit qeveritar për targa.

Sipas saj, gjendja e krijuar mund ta dëmtojë progresin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne në Administratën e Biden kemi qenë duke kërkuar një shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për targat. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe diskutimet po vazhdojnë. Kështu që s’dua të paralajmëroj ndonjë veprim specifik apo hap që ne po diskutojmë apo planifikojmë. Por jemi shumë të angazhuar për të monitoruar situatën”, ka thënë Donfried.

Ajo po ashtu ka deklaruar se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është duke punuar shtatë ditë në javë e 24 orë në ditë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë dua të theksoj që SHBA është thellë e angazhuar në këto çështje. E kemi Gabriel Escobarin që po punojmë 24/7 për këtë çështje. Edhe këshilltarin e DASH e kemi Derek Chollet po merret me këto çështje, por edhe Sekretari vetë ka bërë disa thirrje. Fillimisht dua të theksoj për kontributin që jemi duke thënë”, ka thënë Donfried.

Situata në Veriun e Kosovës nuk ëshë në gjendje normale pasi serbët dolën nga të gjitha institucionet.

Po ashtu policët serbë në formë simbolike zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.

Prishtine

Kosova