Aktualitet24 Tetor 2018, 16:57

Donika Prela nxjerr sërish kthetrat, nuk fal as njerëzit e Edi Ramës, ‘fundos’ dy ish-deputetët e PS

Shkruar nga Pamfleti
Donika Prela nxjerr sërish kthetrat, nuk fal as njerëzit e Edi

Donika Prela nxjerr sërish kthetrat, nuk fal as njerëzit e Edi Ramës, 'fundos' dy ish-deputetët e PS

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e drejtuar nga gruaja ‘e hekurt’ e drejtësisë, Donika Prela, ka kërkuar dënimin me burg të dy ish-deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Dy ish-deputetët duket se do të ‘fundosen’ keq, pasi nuk mund të fitojnë betejën me Donika Prelën, gruan që ka futur në hullinë e zgjidhjes shumë dosje të nxehta që qëndronin në sirtarët e drejtësisë së kalbur.

Ndërkohë, në fund të seancës maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim mbi fatin e 34 të arrestuarve në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit. Mësohet se të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Aktualitet Arben Çuko arben ndoka Donika Prela